Flash News

KRYESORE

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit dënon dhunën ndaj Alfred Lelës: Të kërkohet falje publike!

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit dënon dhunën ndaj Alfred
Instituti Ndërkombëtar i Shtypit dënon dhunën e ushtruar ndaj gazetarit dhe drejtuesit të Politiko.al, Alfred Lela gjatë protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar me 17 Maj, ndërsa bën thirrje për falje publike. "Më 17 maj 2020, policia në kryeqytetin shqiptar, Tiranë arrestoi gazetarin Alfred Lela, drejtuesin e Politiko.al, gjatë protestave mbu vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar në vend. Lela, një anëtar i bordit të Këshillit të Medias Shqiptare dhe një personalitet i shquar televiziv, atë dutë ishte në protestë si gazetar. Sipas intervistave që ai dha për mediat shqiptare pas arrestimit, ai kishte provuar të ndërhynte paqësisht mes policisë dhe protestuesve pas dhunës së ushtruar ndaj një gruaje nga oficerët. Gazetari bëri me dije se ishte arrestuar me forcë. Fotot dhe videot tregojnë se Leën të shtrirë me fytyrë në trotuarun me beton pranë barrikagave të rrethuar nga një grup prej gjashtë oficerësh me uniformë. Arrestimi ndodhi afër teatrit në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" rreth orës 8 të mëngjesit. Lela tha se u dërgua në Komisariatin Nr.1 në Tiranë dhe u mbajt për më shumë se dy orë. Gjatë kësaj kohe, ai pretendon se është sulmuar dhe fyer nga policia. Këshilli i Mediave Shqiptare dënoi ashpër atë që e quajti "dhunë joproporcionale" të përdorur nga policia dhe bëri thirrje për falje publike. Unioni i Gazetarëve Shqiptar gjithashtu dënoi arrestimin. Në protestë u mblodhën qundra qytetarë për të dënuar prishjen, e cila u kundërshtua ashpër nga aktivistë, politikanë të opozitës dhe artistë. Disa protestues u arrestuan.", thuhet në reagim.

Të fundit