Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Odiseja e integrimit europian të Shqipërisë është ndoshta plaga më e thellë e tranzicionit shqiptar, apo paskomunizmit. E qartë dhe me forcë, që në protestat e para anti-sistem, në vrundujt e paepur të historibërjes së vitit '90, Formula e Pagëzimit anti-komunist, ka qenë 'e duam Shqipërinë si gjithë Europa'.
Shtatë qeveri më vonë, demokrate e socialiste, si shtatë premtime kaptuar, sërish jemi në Shqipëri, por Shqipërinë (vajmedet!) nuk e kemi 'si gjithë Europa'. Eshtë naivitet i poshtër që e gjitha t'i shkarkohet klasës politike: ne jemi populli i atyre kastave, dhe i kemi prodhuara ato, siç edhe ato na kanë 'prodhuar' ne, duke na përfaqësuar në traditën, shpirtin, veset dhe virtytet tona.
Të pamarrë vesh kanë qenë, ashtu siç edhe ne, dhe kjo e nënkupton shprehjen e famshme 'çdo popull ka qeverinë që meriton'.
Për të ardhur kështu, avash-avash, siç thonë turqit dhe pëlqejnë shqiptarët, në fundprillin e 2018, kur Komisioni Europian ka rekomanduar çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Pa kushte. Dymbëdhjeta, shtata, pesa, janë kaptuar dhe ne gjendemi, si popull, qeveri e opozitë, para një lumi që shpresojmë të jetë i qetë dhe mirëdashës deri në fund të qershorit, kur Këshilli i Europës do të mblidhet për të thënë një 'Jo' ose një 'Po'. Për të hedhur një urë finale mbi këtë lumë ku shqiptarët të mund të ecin drej ëndrrës së ndryrë gjatë; të çelur në muajt e përmbytur nga shpresat e pastra e të mëdha të vitit 1990.
Deri atëherë kemi Edi Ramën në qeveri dhe Lulzim Bashën në opozitë. I pari ka përfituar, bashkë me të edhe ne, në këtë kthesë të kohës ku lumi ngadalësohet, nga një drojë europiane dhe amerikane për një shtrirje, krejt të mundur, të rusëve me 'sovjetizmin' si rivendikim; turqve me otomanizmin dhe islamizmin si shpresë shpirtërore dhe politike; dhe, të kinezëve me 'rrugën e mëndafshtë' të parasë dhe fuqisë së të gjithë numrave të mëdhenj.
Kjo lexohej, më qartë se asgjë, në fjalët e Fedeirca Mogherinit italianes së KE, që është mësuar ta shohë dhe kuptojë fqinjin grindavec lindor nga frëngjia e mundësisë së bazave sovjetike, jugosllave dhe kineze, kur vendin e saj e qeverisnin demokristianët dhe tonin Enveri me bandën e vet. Siç shihej në deklaratat e saj edhe 'shqetësimi kufitar', që e ka tashmë çdo vend europian, i madh dhe me prosperitet ekonomik, (pavarësisht krizës). Pjesë e këtij shqetësimi është marrëveshja e Shqipërisë me Frontex, agjensinë europiane të Mbrojtjes së Kufijve, i pari pakt i këtij lloji dhe përmbyllësja e frikës dhe rrezikut që vjen nga Shqipëria paraeuropiane me azilantët ekonomikë, drogën dhe kriminalitetin.
Raporti i rekomandimit të paraqitur nga Komisioni Europian, për të gjitha kriteret apo kushtet kryesore të vendosura më parë si korrupsioni, krimi, sistemi i drejtësisë, përshkohehin nga ndriçimi i errët i frazës në anglisht 'some level of preparation'. Që do të thotë në shqip 'njëfarë niveli përgatitjeje". Që do të thotë në gjuhën e notave të fillores 'pesë me hatër'.
Një lexim euforik i 'some level of preparation' e mban nivelin e lumit mbi të cilën pritet të hidhet një urë në fundqershor, të lartë dhe sidomos të turbullt. Krejt e kundërta, nevojitet një lexim kurajoz dhe europeist.
Premisa është, sepse si kurrë më parë, opozita e Lulzim Bashës po punon në funksion të zhbllokimit, dhe jo të bllokimit. Kësaj here nuk ka ''se japim Fierin për Brukselin". Vizita e shpurës opozitare në Berlin dhe deklaratat e spektrit joqeveritar e dëshmojnë qartë këtë.
Integrimi, mbi të gjitha, nuk duhet parë si plaçkë lufte, por si plagë e vjetër. Ai është Formula e Pagëzimit të 'epokës demokratike'.
Kush mundet ta shkruajë?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38