Flash News

KRYESORE

Integrimi europian, Bushati: Nëse ne kemi vullnet, BE është gati të na përgjigjet

Integrimi europian, Bushati: Nëse ne kemi vullnet, BE është gati

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ishte sot i pranishëm në shkollën Verore Europiane të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit.

Bushati foli për rrugën ku ndodhet aktualisht Shqipëria sa i takon procesit për integrimin e saj në BE.

Bushati theksoi se Bashkimi Europian vendosi një kriter restriktiv për vendet e Ballkanit, ndërsa shtoi se asnjë nga këto vende nuk kishte përmbushur të gjitha kushtet.

“Gjatë mandatin qeverisë nuk kishte zgjerim dhe kjo nuk sjell një ndryshim të madh. Kjo pasi dhe vendet kandidate nuk ishin gati për të t’u anëtarësuar. BE vendosi një kriter kufizues, siç është rasti i vendeve tona për një kriter restriktiv. Kjo lloj retorike ka rënë në Ballkan. Këto janë të gjitha dëshmi të qarta, se BE lëviz jo me atë lloj vrulli që do donim të lëvizte. Por ku ka vullnet për reforma dhe për transportim është e vështirë që të thuhet se BE nuk është përgjigjur. Kishte vullnet bipartizan që kërkoi kohën e vet, që përkoi për reformën në drejtësi. Tashmë është e qartë që topi është në fushën tonë dhe ne nevojitet që të forcojmë konsensusin kombëtar, dialogun, që mos të jetë gjithçka retorikë”, theksoi ai.

Bushati gjithashtu u shpreh se në vitet e fundit bashkëpunimi rajonal është rritur ndjeshëm.

Ministri Bushati gjithashtu theksoi se, Procesi i Berlinit nuk është konsideruar asnjëherë si alternativë ndaj procesit të anëtarësimit në BE. Në vitet e shkuara është abuzuar me datat, por tashmë po zhvillohen debate me substanciale në lidhje me problematikat që shqetësojnë vendet.

Të fundit