Flash News

KRYESORE

Integrimi i vendit, Basha përcjell mesazhet e drejtuesve të BE pas takimeve zyrtare

Integrimi i vendit, Basha përcjell mesazhet e drejtuesve të BE pas

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët ka folur pas vizitës zyrtare në Zagreb dhe Lajpcig.

Kryedemokrati deklaroi se theksi që kanë vendosur drejtuesit më të lartë të BE-së sa i takon hapjes së negociatave ka qenë pikërisht përmbushja e kushteve nga ana e Shqipërisë.

“Fokusi i dy takimeve ka qenë tek mbështetja totale e Shqipërisë në Europë, çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në BE. Si çdo proces nuk është një proces i lehtë, por që kalon përmes përmbushjes së kushteve dhe kritereve. Theksi që kanë vendosur drejtuesit e BE dhe takimet që ka pasur ka qenë tëk përmbushja e kushteve nga ana e Shqipërisë.

Shqipërisë do ti hapen negociatat pas plotësimit të 9 kushteve.

Kushtet që duhen plotësuar janë të qarta. Nuk lënë vend as për keqkuptime, ekuivokë, propagandë.

  1. Kërkesa e parë e këtij bashkimi më të madh politik në Europë, është miratimi pa vonesë i reformës zgjedhore.
  2. Bërjen funksionale sa më shpejtë të Gjykatës Kushtetuese dhe marrja enjë vendimi prej saj për farsën e 3 Qershorit
  3. Papajtueshmërinë totale me vjedhjen e votave dhe përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhje dhe hetimin në mënurë të suksesshme, jo për të lartë gojën, të atyre që kanë ndërhyrë në zgjedhje dhe kanë blerë vota.
  4. Duke kërkuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, nxit ngritjen sa më shpejt të SPAK e BKH për të hetuar zyrtarët, politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar”, tha ndër të tjera Basha.

Të fundit