Flash News

KRYESORE

Integrimi në BE, Cakaj: Kemi një konfirmim paraprak politik të Këshillit

Integrimi në BE, Cakaj: Kemi një konfirmim paraprak politik të

Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka folur për ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë drejt BE.

Gjatë një interpelance me ekspertë të fushës së integrimit dhe studentë, Cakaj tha se Shqipëria qëndron në avantazh dhe me gjasa serioze për hapjen e negociatave me BE në tetor.

“Vlen të theksohet se konkluzionet e këshillit bëjnë të qartë se të gjitha vendet anëtare  në mënyrë pozitive vlerësojnë raportin e komisionit dhe rekomandimin për hapjen të pakushtëzuar të negociatave me Shqipërinë.

Kjo do të thotë se ne kemi një konfirmim paraprak politik të Këshillit për vlerësimin pozitiv.

Në parim, Shqipëria qëndron në avantazh dhe me gjasa serioze për hapjen e negociatave me BE në tetor.

Progresi i Shqipërisë në pesë prioritete kyçe gjenden në raportin e Komisionit Evropian, ku vlerësohet reforma në drejtësi, shqyrtimi i dosjeve prioritare të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke krijuar kushtet për prosperimin e mëtejshëm.

Ky është një proces që nuk varet vetëm reforma në Shqipëri, por edhe nga diskutimet për reformën në BE dhe disa rezerva që ndërlidhen me procesin e zgjerimit në përgjithësi.

Për Shqipërinë integrimi nuk është objektiv qeveritar, por është synim kombëtar dhe kjo kërkon që në vendin tonë të zhvillohen parakushtet e një politike që në axhendën e integrimit flet një zë”, tha Cakaj.

 

Të fundit