Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Intelektualët e rinj të së djathtës amerikane: katolikët, post-liberalët dhe integralistët
Nick Burns/ The New Statesman
Çfarë po ndodh në skenën intelektuale amerikane? Në Washington dhe New York, është gjithnjë e më e zakonshme të dëgjosh njerëz tek thonë se janë armiq të neoliberalizmit. Ata mendojnë se demokracia liberale është e pamjaftueshme. Ata janë në favor të ndërhyrjes së qeverisë në ekonomi, skeptikë ndaj marrëveshjeve të tregtisë së lirë dhe kanë dëshirë t’i japin fund asaj që quajnë "Reganizëm mumje".
Këta njerëz nuk janë mbështetës të Bernie Sanders. Në fakt, nuk janë aspak në të majtë. Ata janë profesorë katolikë, ose autorë në revistat konservatore në ShBA. Drejtojnë kompani të teknologjisë së lartë (hi-tech) në California ose punojnë për senatorë republikanë në Capitol Hill. Takoni të djathën e re amerikane.
Nëse dëshironi ta gjeni veten në pararojë të konservatorizmit amerikan këto ditë, mund të zgjidhni nga një spektër i gjerë neologjizmash për të përshkruar veten: konservator kombëtar, integralist, tradicionalist, post-liberal, madje mund të jeni të mirëpritur edhe nëse jeni Marksist. Çdo gjë, sa kohë nuk jeni libertarian.
Yjet polarë intelektualë, dikur dominues të së djathtës amerikane - Friedrich Hayek, John Locke, Milton Friedman, Ayn Rand dhe Adam Smith - janë skualifikuar. Idetë e Carl Schmitt, James Burnham, Michel Houellebecq dhe Christopher Lasch janë në modë. Edmund Burke dhe Alexis de Tocqueville mezi po mbahen. Çfarë ndodhi?
Një shpjegim për kthesën majtas të së djathtës amerikane qëndron te mendimi katolik. Pakënaqësia po shtohej midis konservatorëve katolikë amerikanë në kohën e zgjedhjes së Donald Trump-it, në vitin 2016. Rreth vitit 2013, pasi Papa Françesku dukej se po bënte kompromis për çështje të caktuara shoqërore, siç ishte pranimi i homoseksualizmit, katolikët filluan të dyshojnë se oferta e madhe e lëvizjes konservatore amerikane që nga vitet '50 - tregjet e lira kombinuar me konservatorizmin shoqëror – anonte shumë në favor të së parës. Ata panë një Parti Republikane të udhëhequr më pak nga feja sesa nga paratë: para të cilat nuk ishin të të gatshme për t’u vënë në shërbim të besimeve të tyre. Ata e panë veten këmbësori në një luftë kulturore, të cilën partia e tyre dukej e kënaqur po ta humbte. Edhe më keq: për privilegjin e të luftuarit, ata ishin detyruar të mos mendonin shumë për atë që kanonet shoqërore katolike përmbanin, për çështje të tilla si kujdesi shëndetësor, nga frika se mos ofendonin perëndinë xheloze të tregut të lirë.
Një demonstrim i këtij zemërimi erdhi në vitin 2018, kur profesori i Universitetit të Notre Dame, Patrick Deneen, botoi një libër me titull provokues, ‘Pse Liberalizmi dështoi’. Me "liberalizëm", Deneen nuk nënkuptonte progresivizmin amerikan të mishëruar nga Sanders ose Elizabeth Warren, por të gjithë projektin liberal, që nga filozofi i shekullit të 17-të, John Locke, te teoricieni i pasluftës John Rawls. Duke zëvendësuar angazhimet e vjetra ndaj komunitetit, fesë ose traditës, me interesin e pastër egoist, shkruan Deneen, liberalizmi atomizoi qytetarët, duke i bërë ata të pafuqishëm, nihilistë dhe vetmitarë.
Libri u shndërrua shpejt në gur themeli të debateve konservatore mbi liberalizmin në ShBA. Në vend të një kërcënimi për demokracinë liberale amerikane, ndoshta Trump ishte thjesht simptoma e fundit e një defekti që projekti liberal kishte kontraktuar gjatë lindjes - zemërimi që buronte nga komunitetet e rrënuara nga një liberalizëm gërryes.
Si balsam për këto sëmundje sociale, Deneen propozoi tërheqjen nga politika kombëtare në enklavat e komuniteteve të vogla, rurale, duke u bërë jehonë autorëve të tjerë të djathtë të Amerikës, siç është Rod Dreher, një redaktor i lartë në ‘American Conservative’. Por kohët e fundit, Deneen ka shfaqur interes për populizmin, duke u shoqëruar me kryeministrin hungarez Viktor Orbán në nëntor 2019 dhe duke propozuar politikën e "aristopopulizmit" - nocioni, i huazuar nga filozofi i shekullit të 16-të, Niccolò Machiavelli që, fërkimi midis masave dhe elitave është mënyra më e mirë për të siguruar që, asnjë klasë të mos mbizotërojë tjetrën, dhe që pabarazia materiale të mbetet në një nivel të moderuar.
***
Denenizmi, sidoqoftë, u ngrit kundër një përzierjeje më të ashpër dhe më eksentrike të murgjve dhe blogerëve të krahut të djathtë që marshojnë nën flamurin e "integralizmit". Integralistët kërkojnë që ndarja kushtetuese midis kishës dhe shtetit të shkatërrohet, në mënyrë që shteti të mund t'i kthehet kishës për çështje shpirtërore. Përfshirja e shtetit, argumentojnë integralistët, duhet të kombinohet me mësimet katolike për çështje sociale: "Medicare për të gjithë, abort për asnjë".
Kryeprifti i lëvizjes integraliste është 51-vjeçari, Profesor i Drejtësisë në Harvard, Adrian Vermeule. Megjithëse Vermeule pajtohet me diagnozën e Deneen për sëmundjen liberale, kura e propozuar prej tij nuk është tërheqja Benediktine, por kontrolli Kostandinian. Një ekspert i njohur i shtetit administrativ, ai e di se ky është një mjet i fuqishëm, i aftë të ndikojë në veprimet e miliona njerëzve. Ai beson se do të duheshin vetëm disa besnikë, mjaftueshëm të vendosur brenda burokracisë kombëtare, për të drejtuar gjithë mekanizmin e rrëmujshëm në drejtimin e përgjithshëm të summum bonum (të mirës sipërore).
[caption id="attachment_375328" align="alignleft" width="2560"]
Adrian Vermeule-Harvard Law Today[/caption]
Vermeule, kohët e fundit, shkaktoi trazime me një ese në ‘The Atlantic’ ku bënte thirrje për një filozofi të re ligjore që do të nënvizonte "autoritetin dhe hierarkinë" dhe do të demonstronte "një gatishmëri të sinqertë për të "legjisluar moralisht". Nën regjimin e propozuar prej tij, ligjet që lejojnë "fjalën e lirë, abortin, liritë seksuale dhe çështjet e lidhura me to", mund të rrëzohen. "Konceptet Libertariane të të Drejtave të Pronës" do të refuzoheshin. Burokratët e pazgjedhur do t'i zbatonin këto dekrete, duke vepruar si "dora e fortë e sundimit të ligjshëm". Të tmerruara, think tank-et me prirje libertariane, si Qendra Niskanen kthyen zjarr: një bashkëpunëtore e etiketoi ndërhyrjen e Vermeule si “patentë anti-demokratike, joliberale dhe, guxoj ta them, jo-Amerikane".
Qëllimi politik i integralizmit është një shtet konfesional, në të cilin sundimi i përkohshëm i nënshtrohet doktrinës katolike. Por, pa mbështetje nga një lëvizje popullore, kapja e burokracisë liberale të Amerikës mund të jetë një detyrë më e vështirë nga sa mendojnë integralistët. I tillë ishte rasti me përpjekjet e tyre për të marrë nën kontroll revistën kryesore të së djathtës fetare amerikane, ‘First Things’.
Në fund të vitit 2017, lëvizja integraliste kishte arritur të tundonte redaktorët e ‘First Things’ për t’i pranuar idetë e tyre. Por, integralistët e gjetën veten në telashe në janar 2018, pas publikimit të një artikulli që mbronte vendimin, marrë nga Papa Pius IX në vitet 1850, për të hequr një fëmijë hebre nga familja e tij, pasi ai ishte pagëzuar në fshehtësi nga dadoja katolike e familjes. Papa kishte shpjeguar - dhe autori i artikullit, At Romanus Cessario, dukej se ishte dakord - se pagëzimi i fëmijës do të thoshte se ai duhej të rritej si Katolik.
Por, për kritikët në shtypin katolik, artikulli dukej si konfirmim për atë që ata kishin dyshuar prej kohësh. Që integralistët, në dëshirën e tyre për të refuzuar liberalizmin politik të Këshillit të Dytë të Vatikanit të viteve 1962-65, ishin gjithashtu të gatshëm të zhbënin distancimin historik të konklavës nga anti-semitizmi.
Në vazhdën e debatit, ‘First Things’ mori një qëndrim që ishte më pak katolik dhe më shumë nacionalist. Kjo, falë, pjesërisht, ndikimit të Yoram Hazony-t, një akademik 55-vjeçar izraelit dhe autor i The Virtue of Nationalism (2018). Hazony argumenton se duhet bërë një zgjedhje midis imperializmit dhe nacionalizmit, duke gjurmuar origjinën e nacionalizmit në Biblën hebraike. Dikush ose mund të dëshirojë të jetojë në një botë me shtet-kombe të kufizuara, ku askush nuk kërkon të imponojë kodet e veta ndaj të tjerëve; ose në një botë të perandorive universale konkuruese. Duke shkuar aq larg sa të shkruante se "Hitleri nuk ishte mbrojtës i nacionalizmit", Hazony argumenton se vetëm një botë me kombe të pavarura mund të garantojë paqen.
Kritikët e Hazony-t, përfshirë edhe ata në të djathtë, shpesh përgjigjen se dallimi midis kombit dhe perandorisë nuk është aq i rreptë: kombet shpesh bëjnë luftë me qëllimin e deklaruar për të mbrojtur mënyrën e tyre të jetës, dhe kur ia dalin mbanë e gjejnë veten në zotërimin e një perandorie.
Media tjetër kryesore e së djathtës së re amerikane është revista politike heterodokse ‘American Affairs’. Në faqet e saj, rebelët e majtë bruklinas luftojnë për hapësirë me profesorë eksentrikë të Harvard-it dhe konservatorët puritanë. Julius Kerin, redaktori i revistës, tërhoqi vëmendjen si nga e majta edhe nga e djathta, në nëntor 2019, duke e përmbysur debatin klasor në primaret Demokrate.
Lufta e vërtetë klasore në Amerikë, tha Kerin, nuk është midis klasës punëtore dhe elitës: është midis menaxherëve dhe miliarderëve; midis 10 përqindishit në majë dhe 0.1 përqindëshit po në majë. Dihet se, që nga kolapsi financiar i vitit 2008, të ardhurat e të varfërve dhe të klasës së mesme janë rritur më ngadalë se ato të të pasurve. Por, fitimet nuk janë të shpërndara në mënyrë të barabartë brenda 10 përqindëshit të majës. Ndërsa një grusht amerikanësh, jashtëzakonisht të kamur, e kanë parë pasurinë e tyre të fryhet, shpërblimet e profesioneve, tradicionalisht fitimprurëse, të ligjit dhe financave janë zvogëluar.
Edhe në sektorët dinamikë të teknologjisë dhe bioteknikës, pagat përpiqen të mbajnë ritmin me kostot e të jetuarit në Silicon Valley ose Cambridge, Massachusetts. Një pjesë në rritje e të ardhurave të familjeve të klasave të larta i kushtohet ruajtjes së statusit elitar, duke krijuar një ankth karakteristik. Nuk është ndryshe nga nocioni i George Orwell-it në The Road to Wigan Pier të "klasës së mesme të ulët" - një segment i klasës së mesme që kishte krijuar pretendime aristokratike gjatë ditëve të pikut të periudhës viktoriane, por kur erdhi periudha e ndërluftrave ‘ra nga vakti’ dhe gati të gjitha të ardhurat e tyre iu kushtuan ruajtjes së pamjes së një aristokracie të trilluar.
Çështja nuk është të ndjeheni keq për këta drejtues dhe avokatë të korporatave, ose fëmijët e tyre në teposhtje ekonomike, por t’i vëzhgoni ata. Në një epokë pa lëvizje popullore, ata ende kanë fuqi të vërtetë dhe janë të zemëruar. Siç thotë një artikull i vitit 2020 i ‘Financial Times’ mbi klasën e mesme nga Simon Kuper: "Populizmi është më pak një revoltë e klasës punëtore dhe më shumë një luftë civile e klasës së mesme."
Një grup paralel përplasjesh po ndodh midis konservatorëve mbi ekonominë. Shembulli më i spikatur është Oren Cass, i cili shërbeu si drejtori i Politikave të Brendshme të Mitt Romney-t gjatë fushatës presidenciale të senatorit Republikan bë vitin 2012. Cass e ka quajtur veten ‘avokat të politikës industriale amerikane’ - një përpjekje e koordinuar nga qeveria për të rritur prodhimin e brendshëm bazuar në modele të ngjashme të vendeve të tilla si Gjermania dhe Japonia.
Nocioni i një politike industriale sfidon parabolën ekonomike të tregut të lirë që mbretëronte dikur, dhe Cass në mënyrë rutinore, bën betejë me ekonomistë të linjës libertariane, të cilët e akuzojnë se po mbron një ekonomi të planifikuar, e cila është e dënuar të dështojë. Dishepujt e tregut të lirë janë gjithnjë e më shumë të indinjuar nga apostazia e Cass, sepse ai supozohet të jetë në anën e tyre: dëshmi të mëtejshme që partneriteti i vjetër konservatoro-libertarian është nën një tendosje të fortë.
Si mund të ndikojë pandemia Covid-19 në rezultatin e kësaj përleshjeje intramurale midis konservatorëve amerikanë? Shumë njerëz nga e djathta e re besojnë se virusi ka përligjur skepticizmin e tyre ndaj globalizmit, si dhe kërkesën e tyre për një shtet më të fortë, më të aftë, që nuk tkurret para frenimit të lirive, kur rrethanat e kërkojnë. U shfaq diktumi: "Askush nuk është libertarian në mes të një pandemie".
Megjithatë, libertarianët kanë protestuar se virusi luftohet më së miri duke ulur rregulloret dhe nxitur risitë mjekësore. Ata theksojnë gabimet nga qeveria federale e ShBA në ditët e para të përpjekjes anti-virale dhe vlerësojnë rolin e spikatur të luajtur nga qeveritë lokale dhe shtetërore. Paketa e stimulit koronavirus prej 2 trilion dollarësh tashmë ka hedhur mënjanë idetë Republikane të disiplinës fiskale, por çeqet që amerikanët së shpejti do të marrin në postë kanë një ngjashmëri me propozimet e "parave me helikopter" të ekonomistit libertarian Milton Friedman. Çdo verdit i lëshuar ndërsa bota mbetet e gjunjëzuar nga virusi është i dënuar të jetë i përkohshëm.
Intelektualët e së djathtës së re amerikane duan të revolucionarizojnë establishmentin konservator, por nuk është e qartë se si mund t’ia arrijnë kësaj. Një ide është të bindësh donatorët konservatorë për të mbështetur axhendën e re - një shtet më i madh, më bujar me para dhe më i prirur për t'i përdorur ato për të arritur rezultatet e dëshiruara, qoftë në ekonomi (prodhimtari mbështetëse) apo në shoqëri (stipende më të mëdha ose ulje taksash për familje me fëmijë).
Nuk do të jetë punë e lehtë: establishmenti konservator është mësuar të hedhë poshtë propozime të tilla si të këqija për biznesin. Një ide tjetër është të paraqitet një kandidat në vitin 2024. Disa opsione u shfaqën në konferencën "NatCon" 2019 në Washington, DC, e cila u mbajt për të ekspozuar konservatorizmin e ri "nacionalist" amerikan.
Një kandidat është Tucker Carlson, prezantuesi bombastik Fox News i cili kohët e fundit ka promovuar libra nga Elizabeth Warren dhe është ankuar për angazhimin amerikan jashtë vendit. Një tjetër është Josh Hawley, një senator Republikan nga Missouri, një kundërshtar i vendosur i abortit dhe një kritik i zëshëm i industrisë së teknologjisë. Ekziston edhe senatori Republikan i Florida-s, Marco Rubio, i cili nuk mori pjesë në konferencë, por që kohët e fundit iu referua dogmës shoqërore katolike në një artikull në ‘First Things’, që u pa në mënyrë të dyshimtë si një kritikë e matur e tregut të lirë.
[caption id="attachment_375329" align="alignleft" width="1600"]
Tucker Carlson. Credits: Fox News[/caption]
Kjo nuk është hera e parë që Rubio përdoret si ‘poster boy’ (model) i obsesionit të fundit të avangardës konservatore. Gjatë parapërgatitoreve të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, ai u paraqit nga intelektualë të së djathtës së qendrës si kandidat i "konservatorizmit reformist" - një lëvizje që shpresonte t'i bënte Republikanët të pëlqyeshëm nga votuesit jo të bardhë dhe të klasës punëtore, duke propozuar kredite për familjet me shumë fëmijë dhe një sistem emigracioni të bazuar te pikët. Rubio u ‘shtyp’ nga Trump-i në primare, dhe Partia Republikane vërtetë përfundoi duke joshur segmente të klasës punëtore, por - për ta thënë lehtas- jo në mënyrën se si donin konservatorët reformistë.
Politikanët priren të ofrojnë intelektualë-kotele. Procesi nuk funksionon, në përgjithësi, në krah të kundërt. Ekziston rreziku që një President Hawley ose President Carlson të veprojë pak a shumë siç ka bërë Trump në përgjithësi, dhe ta lërë makinën qeverisëse konservatore të bëjë atë që bën më mirë: të ruajë retorikën populiste dhe të spërkasë qeverisjen me disa ndryshime sa për kamuflazh.
A mundet që ky rebelim i intelektualëve të djathtë të vijë edhe në Britani? Duket e pamundur. Ndërsa shumë në të djathtën amerikane këndellen nga kthimi i një stili brutal të përballjes politike, në Mbretërinë e Bashkuar Boris Johnson arriti një fitore shkatërruese në dhjetor 2019 në një platformë të bazuar më shumë në anti-politikë. "A nuk jeni lodhur nga të gjitha?", ishte mesazhi konservator për një vend të rraskapitur nga tre vjet Brexit. Nëse e djathta e re amerikane është makiaveliane, duke e bazuar shpresën për një të ardhme më të mirë në përplasjen mes masave dhe elitës, atëherë Tories (konservatorët britanikë) janë hobsianë, premtojnë paqe dhe prosperitet, me kushtin që britanikët t’ua dorëzojnë atyre arenën politike. Siç, oreksi kombëtar për një politikë të ashpër nuk ka gjasa të rritet në mes një emergjence shëndetësore kombëtare.
Brexit i shtyu intelektualët konservatorë britanikë në drejtime të reja, por vetëm përkohësisht. Siç vinte në dukje kolumna e The Economist ‘Bagehot’ në gusht 2019, një parti e përkufizuar dikur nga tradita burkeane u kthye te idiomat radikale të filozofit gjenevian të shekullit të 18-të, Jean-Jacques Rousseau dhe nocionit të tij të "vullnetit të përgjithshëm", me qëllim mbrojtjen e pozitës ndaj Brexit-it.
Por, pas dhjetorit 2019 kjo luftë civile mbaroi dhe pa dyshim që Rusoi do të ikte nga idioma konservatore. Këshilltari i lartë i Johnson, Dominic Cummings merr frymëzim nga amerikanët, por të një lloji më pak origjinal. Modelet për sjelljen e tij eksentrike dhe përçmimin teknokratik për shkencat humane janë kapitalistët sipërmarrës të Luginës së Silikonit.
Peizazhi intelektual i Mbretërisë së Bashkuar bën pjesë më pak një rebelim të tillë. Intelektualët britanikë janë më shpesh historianë, më pak të interesuar për të formuluar propozime të politikës jo-ortodokse, sesa në ripërhapjen e mendimit për Levellerët dhe Jakobitët (lëvizje politike britanike te shek. 17-18). Konservatorizmi britanik sapo ka humbur yllin polar, Roger Scruton, një figurë atipike që nuk ka pasardhës të dukshëm. Autoriteti i partisë së të djathtës mbi aktivitetin intelektual konservator është gjithashtu më i plotë në Britani sesa në Amerikë. Kerin thekson kontrollin e klasës së donatorëve Republikanë mbi veprimtarinë intelektuale konservatore, por nga një këndvështrim transatlantik ai dhe revista e tij janë dëshmi se peizazhi amerikan është më i shumëfishtë dhe më pak i komanduar.
Prapëseprapë, intelektualët e së djathtës amerikane po i kushtojnë vëmendje të madhe kryeministrit Johnson, sepse ai ka premtuar të miratojë një program që pasqyron të kundërtën e diktatit të vjetër libertarian – jo politika sociale liberale dhe fisk konservator; përkundrazi politika sociale konservatore dhe fisk liberal. Johnson nuk është aspak një konservator social sipas standardeve amerikane, por lëvizja e tij për të fituar votuesit e klasës punëtore të veriut dhe për t'i mbajtur ata nëpërmjet shpenzimeve të rritura për infrastrukturën kombëtare, shihen në këto qarqe si një model për një bosht të ri në politikën amerikane në vitin 2024.
Por, kjo është shumë larg, dhe ka një garë tjetër presidenciale deri atëherë- për të cilën shumë në të djathtën e re amerikane as nuk duan të mendojnë.
*Nick Burns është akademik Fulbright në Queen Mary-University of London, ku studion Histori Intelektuale . Ai shkruan për botime ku përfshihen the New Republic, the American Interest, Foreign Affairs, dhe Los Angeles Review of Books.
**Përktheu: Alfred Lela
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38