Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Red Varaku
Kriza politike shqiptare është së pari krizë mendimi, që vjen si pasojë e mungesës së një elementi shumë të rëndësishëm për një shoqëri, mungesa e një intelektuali kritik dhe skeptik, kundërshtues të autoritarizmit, luftëtar të lirisë, kujdestar dhe ruajtës hyjnor të Humanizmit si vlerë. Në shoqërinë tonë thuajse nuk ekzistojnë ata intelektualë që përbëjnë dhe ngjizin ndërgjegjen dhe vizionin e kombit tonë, si te shumë kombe të tjerë; një pasojë e dretpërdrejtë e genocidit komunist i cili nuk i kurseu ata dhe as familjet e tyre.
Ata kanë qenë dhe janë vazhdimisht objekt i persekutimit sepse ata përbëjnë kornizën morale të shoqërisë. Dy janë gjërat më të shenjta dhe të panegociueshme për ta: e Vërteta dhe Liria dhe, pikërisht për shkak të besnikërisë ndaj të vërtetës dhe nevojës për liri, ata përballen shpesh me persekutimet më të egra, sepse regjimet urrejnë të vërtetën dhe shpesh përpiqen ta manipulojnë atë, sepse ata janë pasqyra ku reflektohet shëmtia e tyre.
Nje regjim totalitar i urren edhe për faktin se ata janë frymëzues të lirisë, dashurisë për të vërtetën dhe respektit për njeriun, gjë që kërcënon dhe rrezikon realisht pozitat e një regjimi. Një intelektual është ndërgjegja e kohës së tij. Ai beson në një shoqëri të drejtë dhe përpiqet gjatë gjithë jetës për këtë, edhe pse ai e ka të qartë që kjo kërkon sakrifica të mëdha. Por, ai beson se vetëm e vërteta e bën njeriun të lirë. Max Ëeber shkruan se "intelektual është ai që kundërshton të keqen me çdo mjet”.
Në Shqipëri ka dominuar jetën shoqërore një lloj ‘intelektuali’ tjetër. Një lloj që, jo vetëm “nuk lufton të keqen me çdo mjet”, por kthehet në mbrojtës fanatik të të keqes, të cilit do t’i referohem si “njeriu me shkollë”. Një lloj krimbi konformist i cili, në vend që ta kundërshtojë pushtetin konformohet dhe shërben si noter i krimeve të pushtetit. Kjo është mbase trashëgimia më e keqe që na la pas regjimi komunist.
Është e vërtetë që ky lloj krimbi konformist sjell ide, inovacione, të cilat deri diku përmirësojnë jetën nga pikëpamja e mirëqenies materiale, por ata janë mallkimi për shpirtin e një populli. Këta krimba janë të gjallë, plot energji dhe optimistë, ata nuk merakosen dhe aq për dinjitetin e askujt, aq më pak të dinjitetin e tyre. E Vërteta dhe Liria janë si monedha të cilat i shkëmbejnë për bukën e përditshme, mirëqenien materiale. “Njerëzit me shkollë”, duke qenë se janë frikacakë të lindur, për shkak të besnikërisë dhe vartësisë që kanë ndaj suksesit dhe pushtetit, konformohen dhe për shkak të frikës nga humbja e privilegjeve që burojnë nga pushteti, bëjnë kompromis edhe me diktatorët më të pamëshirshëm dhe më gjakatarë, sepse për ta një dorë që nuk e kafshon dot, duhet ta puthësh.
Regjimi inkurajonte dijen shkencore dhe rolin e “Intelektualit" në fakt, ia dha “njeriut me shkollë", i cili thjesht kishte krijuar një fizionomi mesatare dhe mediokre në shkencë. Një armatë e tërë “njerëzish me shkollë”, që u shndërruan në gardianët më gjakatarë të injorancës dhe regjimit, të cilët shërbenin edhe në skutat më të largëta të vendit. Ishin njëkohësisht edhe antarë të forumeve më të larta të Partisë. Traditë që, fatkeqësisht, vijon edhe sot e kësaj dite. Garda e “njerëzve me shkollë” aktivizohet sa herë që regjimi ka nevojë për të, edhe sot e kësaj dite për të legjitimuar masakrën e radhës.
Dominimi i skenës politike akoma nga ky model, në fakt tregon edhe varfërinë intelektuale, shkretëtirën morale ku ndodhet shoqëria shqiptare si pasojë e mungesës së një vizioni kombëtar, e një narrative të re kombëtare. Një shoqëri që ka hequr dorë plotësisht nga vlerat e brendshme njerëzore, sepse “njerëzit me shkollë” kanë tradhtuar misionin e tyre. Ata janë shndërruar në “kafshë politike" mediokre, që përllogarit me gjakftohtësi interesat dhe është gati të shkelë të gjitha parimet njerëzore, të tradhtojë kauza dhe njerëz, me qëllim që të ketë sukses ekonomik dhe shoqëror. Ata janë “gjithmonë gati”!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38