Flash News

KRYESORE

Inteligjenca amerikane: Mos përdorni Huawei dhe ZTE

Inteligjenca amerikane: Mos përdorni Huawei dhe ZTE

Gjashtë agjencitë më të mëdha të inteligjencës amerikane, mes tyre dhe FBI e CIA, kanë paralajmëruar amerikanët që të mos përdorin produktet dhe shërbimet e gjigantëve kinezë të teknologjisë, Huawei dhe ZTE.

Gjatë një dëgjese në Komitetin e Inteligjencës , krerët e 6 agjencive më të mëdha kanë bërë këtë rekomandim.

Chris Wray tha se qeveria ishte “shumë e shqetësuar mbi rreziqet e lejimit të kompanive të huaja që të marrin pozicione të mira brenda rrjetit të telekomunikacionit”.

“Kjo do t’i lejojë atyre që të modifikojnë ose të vjedhin informacion. Gjithashtu, i lejon që të bëjnë spiunazh”, shtoi ai.

 

Të fundit