Flash News

KRYESORE

Inter “i dashuruar” me kroatët, kërkon të joshë Luka Modriç

Inter “i dashuruar” me kroatët, kërkon të joshë

Pas Perisiç, Brozoviç, Vrsaljko, Interi kërkon t’i shtojë ekipit edhe një kroat tjetër, nënkampionin e botës, Luka Modriç.

Mediat italiane shkruajnë se kanë nisur tashmë kontaktet me përfaqësuesit e kroatit, që nuk e ka përjashtuar largimin nga Reali i Madridit, për të nisur një aventurë të re.

Modriç ka një kontratë me Realin deri në vitin 2020 dhe pas largimit të Cristiano Ronaldos, president i “Los Blancos” vështirë se mund ta lejojë transferimin e 32-vjeçarit.

Gjithsesi, Ausilio dhe drejtuesit e tjerë të Interit do të tentojnë të bindin futbollistin, që nuk i ka hedhur asnjëherë poshtë interesimet për të, përkundrazi, është shfaqur i hapur për bisedime.

Të fundit