Flash News

KRYESORE

Inter-Milan, publikohen formacionet zyrtare! Conte na befason

Inter-Milan, publikohen formacionet zyrtare! Conte na befason

Inter-Milan është ndeshja e shumëpritur e kësaj mbrëmjeje në Itali dhe gjithë botën. Kjo sfidë është derbi i Milanos, ndër më të bukurat dhe më emocionueset, pavarësisht rënies së ritmit në vitet e fundit.

Ndeshja do të luhet në orën 20:45 në "San Siro". Trajneri Conte i ka befasuar të gjithë, sepse ka hedhur në fushë sulmuesin Sanchez dhe ka ulur në stol danezin e porsatransferuar nga Tottenham, Eriksen.

Pioli, ndërkohë, ka konfirmuar anësorin Rebic si titullar dhe skemën 4-4-1-1. Për fatin e tij të keq, nuk ia del Handanovic, kështu që në portë tek Interi do të jetë Padelli.

INTER (3-5-2): Padelli; Godin, De Vrij, Skriniar; Candreva, Vecino, Brozovic, Barella, Young; Sanchez, Lukaku.

MILAN (4-4-1-1): G. Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Castillejo, Kessie, Bennacer, Rebic; Calhanoglu; Ibrahimovic.

Të fundit