Flash News

KRYESORE

Inter ofertë konkrete për Barcelonën, katalanasit i vendosin çmim Vidalit

Inter ofertë konkrete për Barcelonën, katalanasit i vendosin

Interi nuk është dorëzuar për mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal. Trajneri Antonio Conte e dëshiron shumë lojtarin kilian dhe ka nisur një sulm të fortë drejt tij. Katalanasit nuk e konsiderojnë të pashitshëm, por nuk duan ta shesin nën kosto.

Oferta e zikaltërve ka kapur shifrën e 12 milionë eurove deri tani, por nuk është e mjaftueshme, pasi katalanasit duan të paktën 20 milionë. Janë 8 milion euro që po mbajnë peng transferimin e lojtarit drejt Milanos. Vidali dëshiron vetë largimin, pasi nuk po luan si titullar te kampionët e Spanjës.

Mesfushori ka nisur vetëm 4 ndeshje si titullar, nga 14 që ka luajtur në total në kampionat. Ai ka shënuar 4 gola te skuadra katalanase, ndërsa kiliani dëshiron të ketë rol lideri dhe të mos mungojë në asnjë sfidë.

Të fundit