Flash News

KRYESORE

Interi arrin goditjen e madhe, Conte merr dhuratën e janarit

Interi arrin goditjen e madhe, Conte merr dhuratën e janarit

Interi i ka idetë e qarta dhe kërkon të afrojë mesfushorë me shumë nivel.  Merkatoja e janarit duhet të shërbejë për t'i dhënë Contes futbollistët e munguar. Emri që pëlqehet shumë është ai i Christian Eriksen.

Danezi pritet të largohet nga Tottenhami që në janar, pasi kontrata i mbaron në verë dhe "Spursat" nuk duan ta humbasin me parametra zero. Gazzetta dello Sport shkruan se marrëveshja mes Interit - Eriksen -Tottenham është shumë afër.

Mesfushori pritet të fitojë 7.5 milion euro në sezon, ndërsa Interi do të paguajë 20 milionë euro për kartonin e tij. Gjasat janë që marrëveshja të zyrtarizohet në ditët në vazhdim, pasi janari po shkon drejt fundit të tij.

Të fundit