Flash News

E-TJERA

Interi fiton me goleadë dhe i merr vendin e parë Juventusit

Interi fiton me goleadë dhe i merr vendin e parë Juventusit

Interi ka mposhtur 4-0 Genoan në "San Siro" për javën e 17-të të Serisë A. Edhe pse zikaltrit vinin me shumë mungesa në këtë takim, ata nuk e diskutuan për asnjë çast fitoren.

Lukaku hapi serinë e golave në minutën e 31-të, duke shënuar me kokë pas krosimit të Candreva-s. Dy minuta më vonë, belgu bëhet protagonist sërish duke asistuar në golin e dytë të shënuar nga Gagliardini. Me rezultatin 2-0 u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Interi shënne dhe dy herë të tjera.

Në minutën e 64-të, Gagliardini pengohet brenda zone dhe arbitri akordon penallti. 17-vjeçari Sebastiano Esposito tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe shënon golin e parë të karrierës në Serie A.

Në minutën e 70-të, pas asistit të Candreva-s dhe një veprimi të bukur brenda zone, Lukaku shënon golin e dytë personal për këtë takim dhe të katërtin për Interin.

Pas kësaj fitoreje, Interi kryeson renditjen me 42 pikë aq sa Juventus, por zikaltrit kanë golavarazh më të mirë.

Të fundit