Interi gëzon tifozët, në janar vjen ylli i Real Madridit!

Interi po mendon një transferim spektakolar në merkaton e janarit. Ai është James Rodriguez. Pas aventurës prej dy sezonesh pa sukses te Bayern, kolumbiani nuk po gjen hapësira as te Real Madrid.

“La Republica” raporton se në Madrid edhe mund të heqi ndorë prej tij, por problem për klubin zikaltër do të jetë çmimi i lartë që kërkojnë “Los Blancos”.

James është i bindur për t’u transferuar në Milano, por Florentino Perez do minimumi 50 mln euro për shitjen e tij, edhe pse po flasim për një lojtar që nuk luan dhe ka tre vite (të paktën) që nuk bind me performanca. Klasi i tij, padiskutim, nuk mund të vihet në dyshim.

Nëse Interi dhe Real Madrid arrijnë një marrëveshje, 28-vjeçari do të vishet zikaltër me shumë bujë. Një lojtar si ai mirëpritet nga tifozët e futbollit italian.