Flash News

KRYESORE

Interi hije e Juventusit, fiton 3-0 ndaj Torinos

Interi hije e Juventusit, fiton 3-0 ndaj Torinos

Interi sonte mposhti Torinon 3-0 duke treguar se vijon të jetë hija e skuadrës kampione të Italisë, Juventusit. Zikaltrit vuajtën nga shiu i dendur dhe fusha ishte mjaft problematike, por ia dolën jo vetëm të fitonin, por edhe të bënin spektakël.

Lautaro Martinez shënoi golin e parë në të 12', duke dhënë sinjalin e parë se Interi e donte fitoren sa më shpejt që të ishte e mundur. Pas 20 minutash mbrojtësi De Vrij dyfishoi avantazhin dhe Torino nuk dinte se ku kishte kokën.

Në pjesën e dytë, pas një pritjeje fantastike të portierit Handanovic, Interi nuk e uli ritmin. Përkundrazi, skuadra zikaltër shënoi edhe golin e tretë, kësaj here me sulmuesin Lukaku.

Me rezultatin e sotëm, tashmë Interi shkon në kuotën e 34 pikëve, vetëm një pikë më pak se Juventusi kryesues. Me këtë ritëm, bardhezinjtë nuk mund t'i lejojnë vetes asnjë humbje apo barazim.

Të fundit