Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Antonio Conte kërkon të përforcohet me çdo kusht me një mesfushor gjatë merkatos së janarit. I preferuari i teknikut zikaltër është Arturo Vidal, por Interi dhe Barcelona nuk po gjejnë dot gjuhën e përbashkët.
Italianët duan huazimin e Vidal me të drejtë blerjeje në fund të sezonit për 12 milionë euro, ndërsa katalanasit duan shitjen përfundimtare të tij për 25 milionë euro.
Të gjendur në këto kushte, drejtuesit e Interit kanë piketuar një tjetër alternativë në mesfushë. Bëhet fjalë për Christian Eriksen, yllin e Tottenham.
Vlera e tij aktuale sipas transfermarkt.com është 90 milionë euro, por duke qenë në vitin e fundit të kontratës me "Gjelat" e Londrës dhe nuk ka pranuar të rinovojë, Interi është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro për kartonin e tij 25 me gjithë komisionet e agjentit gjatë merkatos së janarit.
Nëse Eriksen pranon të transferohet në Milano, rroga e tij do të jetë 9-10 milionë euro për në sezon. Për shërbimet e 27-vjeçarit interesohen edhe ekipe të tjera të mëdha si Man. United apo Real Madrid, ndërsa Tottenham-it intereson ta shesë brenda janarit, pasi në qershor ai do të largohet me parametra falas.