Flash News

KRYESORE

Interi ndjek linjën e Juventusit, të njëjtat masa për koronavirusin

Interi ndjek linjën e Juventusit, të njëjtat masa për

Interi dhe Antonio Conte kanë në plan të ndjekin linjën e Juventusit për uljen e pagave. Koronavirusi praktikisht ka "ngrirë" futbollin dhe duhet adaptuar me situatën.

Zikaltrit janë të gatshëm që të reduktojnë rrogën për emergjencën aktuale dhe lojtarët duket se kanë rënë dakord parimisht. Sipas asaj që shkruan prestigjozja ANSA nga burime pranë Interit, “në sajë të disa bisedimesh mes klubit, trajnerit dhe kapitenit Handanovic, të gjithë futbollistët e ekipit të parë janë gati që të shkurtojnë rrogën për pjesën e mbetur të sezonit".

Së shpejti do të dalë edhe një njoftim zyrtar lidhur me këtë vendim të marrë bashkarisht në emër të së mirës së përbashkët dhe vazhdimësisë.

Të fundit