Flash News

KRYESORE

Interi ngre zërin: Falsifikohet Serie A, po dëmtohemi shumë!

Interi ngre zërin: Falsifikohet Serie A, po dëmtohemi shumë!

Serie A është futur në kaos total, ndeshje të shtyra dhe takime me dyer të mbyllura për shkak të problemeve me koronavirusin. Interi nuk luan prej dy javësh dhe duket se është ekipi më i dëmtuar nga vendimet e ligës. Zyrtari Beppe Marotta ka dalë me deklaratë dhe ka hedhur akuza të forta për drejtuesit e ligës.

"Çështja e koronavirusit nuk u trajtua si duhet, u mor lehtë dhe nuk u menaxhua si duhet. U vendos që të luhej me dyer të mbyllura, ministri e ktheu vendimin duke anuluar ndeshjet. Presidenti i Ligës, Dal Pino, i ka fajet pasi vendosi vetë pa u këshilluar me askënd. E gabuar e gjitha kjo, pasi sjell aludime dhe diskutime të forta. Kjo është arsyeja që kemi kërkuar një këshill të jashtëzakonshëm sot.

"Po mendoj për sfidën e radhës kundër Sassuolos. Nuk mund të luhet me dyer të mbyllura, pasi nuk konsiderohej si veprimi i duhur para një jave. Nuk ka ndeshje me dyer të mbyllura, pikë, mbaroi diskutimi. Takimi ndaj Sampdorias duhej të ishte luajtur me dyer të mbyllura. A u përdor standart i njëjtë për të gjithë ekipet? Duhet të ishte shtyrë e gjithë java. Interi është dëmtuar, pasi kalendari në maj është shumë i ngjeshur.

"A rrezikon të mos përfundojë në kohë Serie A? Po. Mendoj se ky kampionat është fals, pasi nuk e kuptoj se pse u vendos që ndeshja ndaj Juventusit të luhet para sfidës me Sampdorian. E pakuptimtë, prandaj mendoj se kampionati është fals. Duhet menduar dhe për gjendjen psikologjike të skuadrave dhe momentin që kalojnë në kampionat", - tha Marotta.

Të fundit