Flash News

KRYESORE

Interi një hap larg Kumbullës, plan ideal për shqiptarin

Interi një hap larg Kumbullës, plan ideal për shqiptarin

Interi do me patjetër Marash Kumbullën në merkaton e verës. Ata duan të parakalojnë Lazion e Igli Tares dhe duket se diçka të tillë do ta bëjnë thjeshtë. Zikaltrit kanë menduar një plan fantastik për të bindur Marash Kumbullën.

Tuttosport shkruan se klubi i trajnerit Conte do të lëshojë dy lojtarë të rinj, Eddie Salcedo dhe Federico Dimarco. Ata janë të huazuar te Hellas Verona dhe klubi i Kumbullës mund t'i mbajë në skuadër.

Interi ka dhe një as nën mëngë, pasi do ta blejë Kumbullën dhe mendon ta lërë për një sezon tjetër në huazim te Verona. Lojtari të ketë mundësi të rritet më shumë.

Të fundit