Flash News

KRYESORE

Interi nuk mendon vetëm për Vidal, ka gati alternativën B

Interi po mendon për mesfushën dhe po përgatitet për përforcimin e skuadrës. Emri i parë që ndodhet në listën e Contes është Arturo Vidal. Kiliani nuk dëshiron të qëndrojë më te Barcelona, pasi nuk është titullar dhe do të ndryshojë ambient.

Zikaltrit nuk kanë piketuar vetëm futbollistin me eksperiencë, pasi skautët e tyre kanë propozuar dhe Julian Weigl. Lojtari i Borussia Dortmund nuk konsiderohet më si i pashitshëm nga gjermanët dhe ka një veti të mirë, luan në dy pozicione.

Ai bën mesfushorin defensiv, por dhe qendërmbrojtësin. Weigl ishte një nga futbollistët më premtues të Gjermanisë, por nuk e mori plotësisht veten pas dëmtimit. Ai ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon me Dortmundin dhe ka shënuar 1 gol.

Të fundit