Flash News

KRYESORE

Interi përmbys Ludogoretsin, United feston me 5 gola

Interi përmbys Ludogoretsin, United feston me 5 gola

Interi sot përmbysi Ludogoretsin 2-1 në Europa League duke fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj bullgarëve. Ekipi zikaltër e pati të vështirë të motivohej duke parë “San Siron” e boshatisur nga frika e Coronavirusit. Djemtë e trajnerit Conte u kualifikuan më tej me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Miqtë shënuan të parët në minutën e 26-të me autor Oliver-Souza, por avantazhi i tyre zgjati pak. Biraghi barazoi në të 32′ (i asistuar nga danezi Eriksen) dhe në fund të pjesës së parë shënoi edhe Lukaku.

Belgu ishte me fat, sepse shënoi me kokë pa e parë topin, krejt rastësisht. Kaq mjaftoi që Interi të fitonte ndeshjen.

Manchester United, ndërkohë, u zbavit kundër Club Brugge duke kaluar në 1/8 e Europa League me fitore 5-0. Golat për ekipin e trajnerit Solskjaer i shënuan Fernandes, Ighalo, McTominay dhe Fred (dy gola).

Të fundit