Flash News

KRYESORE

Interi sëmur Conten, trajneri braktis intervistën pas ndeshjes

Interi sëmur Conten, trajneri braktis intervistën pas ndeshjes

Trajneri Antonio Conte e ka përjetuar shumë fitoren ndaj Sassuolos me rezultatin 3-4 në transfertë. Ai nuk foli për Sky Sport pas ndeshjes së fituar duke lënë zëvendëstrajnerin e tij, Cristian Stellini.

"Conte ishte pak i lodhur sepse ishte i sëmur para ndeshjes. Ai dha gjithçka nga vetja dhe kishte disa probleme, por fatmirësisht nuk braktisi pankinën. Ne po luajmë mirë dhe bëjmë një udhëtim të mirë duke marrë parasysh se disa nga lojtarët kanë ardhur me vonesë.

"Të gjithë bënë mirë deri në minutën e 70'. Për një orë luajtëm mirë, më pas ndodhi një blackout dhe e humbëm. Do e analizojmë me vëmendje. Kemi ende shumë punë për të bërë", - tha ai.

Të fundit