Flash News

KRYESORE

Interi shtyp Napolin, Lukaku feston me dopietë vendin e parë

Interi shtyp Napolin, Lukaku feston me dopietë vendin e parë

Të gjithë po e prisnin me padurim ndeshjen e sotme të Napolit me Interin, që u mbyll 1-3 për Interin. Zikaltrit festuan një fitore spektakolare dhe me jo pak bujë. Merita është e trajnerit Antonio Conte, por sidomos e sulmuesve Lukaku dhe Martinez.

Sulmuesi belg, i transferuar verën që lamë pas nga Manchester United, shënoi dy gola në pjesën e parë, ndërsa lojtari argjentinas vulosi fitoren me një gol në pjesën e dytë. Për Napolin mendoi vetëm Arkadiusz Milik, por goli i tij në fund mbetet thjesht si ngol nderi për napolitanët e trajnerit Gennaro Gattuso.

Me këtë fitore, Interi rimerr vendin e parë në renditje, duke lënë pas Juventusin. Zikaltrit ngjiten në kuotën e 45 pikëve, po aq sa Juventusi, por mbajnë vendin e parë me golaverazh më të mirë.

Të fundit