Flash News

KRYESORE

Interi trembet për Lautaron, sheikët e Anglisë sfidojnë Barcelonën

Interi trembet për Lautaron, sheikët e Anglisë sfidojnë

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, i ka habitur të gjithë me përformancat e tij. Antonio Conte ka gjetur një lider të ri që së bashku me Romelu Lukakun i kanë dhënë kryesimin zikaltërve. Drejtuesit kanë nisur punën për rinovimin e tij, por "El Toro" nuk ka pranuar ende të nënshkruajë, pasi po sheh mundësitë që i jep tregu.

Martinez ka zgjuar interesin e Barcelonës. Lionel Messi u ka kërkuar drejtuesve të marrin në Camp Nou bashkëlojtarin e tij tek Argjentina. Sulmuesi mund të joshet nga ideja për t'iu bashkuar katalanasve, por në garë së fundmi është futur dhe Manchester City. Tekniku Pep Guardiola pëlqen cilësitë e tij dhe është lodhur nga kërkesat e Gabriel Jesus.

Braziliani do të luajë si titullar, ndërsa Aguero mbetet zgjedhje e parë. Lautaro Martinez mund të gjejë gjuhën e përbashkët me Kun Agueron, ndërsa "Qytetarët" do të fitonin një lojtar të rëndësishëm për sulmin dhe të ardhmen. Paratë e sheikëve mund të zgjidhin gjithçka, Interi, por dhe Barcelona duhet të tremben.

Të fundit