Flash News

KRYESORE

Interi zbulon ofertën, 50 mln euro për Vidal

Interi zbulon ofertën, 50 mln euro për Vidal

Vijon “telenovela” për fatin e ish-futbollistit të Juventusit Arturo Vidal. Ende nuk është përcaktuar ekzaktësisht se në cilin klub do luaj sezonin e ardhshëm kiliani, pasi kërkesat dhe thashethemet që po qarkullojnë për të janë të shumta. Pavarësisht se tekniku Anceloti i mohoi kategoriskisht zërat për një transferim të mundshëm të Vidal në një klub tjetër .

Interi tashmë e ka bërë ofertën e tij, sipas "Gazetta dello Sport", zikaltrit po përgatisin një ofertë prej 50 milionë eurosh për ish-lojtarin e Juventusit. Ndërkohë që Bayern Munichut dëshiron të mbajë 30-vjeçarin kilian dhe po përgatisin një ofertë të re të kontratës, por thuhet se nuk janë të përgatitur për të rritur ndjeshëm pagën e Vidalit.

Të fundit