Flash News

KRYESORE

Interi vendos për Lukakun, stafi mjekësor i jep përgjigje Contes

Interi vendos për Lukakun, stafi mjekësor i jep përgjigje Contes

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, do të luajë kundër Juventusit në San Siro, prej orës 20:45. Stafi mjekësor i ka dhënë përgjigjen përfundimtare Contes se mund ta hedhë në fushën e lojës nga minuta e parë, sipas asaj që raporton Sky Sport.

Belgu pritet të jetë në majë të sulmit së bashku me Lutaro Martinezin, me Conten që do të luajë gjithçka për gjithçka. Ai nuk dëshiron të ulë asnjërin në stol, pasi janë në formë të dy dhe do t'i marrë maksimumin.

Lukaku ka qenë një afrim i rëndësishëm për Conte, pasi ka shënuar gola me peshë. Ai ka luajtur 6 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar 3 gola.

Të fundit