Flash News

KRYESORE

Interpelanca me ministren e Arsimit, Nikolla dërgon zëvendësin e saj, debate në komision

Interpelanca me ministren e Arsimit, Nikolla dërgon zëvendësin e

Sot ishte parashikuar që në komisionin e Medias dhe Edukimit, të merrte pjesë ministrja e arsimit, Lindita Nikolla ku do të diskutohej për ligjin e ri të arsimit të lartë.

Mungesa e ministres Nikolla ka shkaktuar debate në seancë mes deputetes demokrate Albana Vokshi dhe asaj socialiste Milva Ekonomi.

“Këtu jemi në parlament, për intervista merre zëvendësministrin dhe shkoni në PS ose në ERTV për të dhënë intervistë”, i ka thënë Vokshi Ekonomit.

 Vokshi e shpjegon mungesën e ministres me frikën që ka ajo për tu përballur me opozitën.

“Ministrja nuk ndodhet sot këtu sepse ka frikë nga paaftësia e saj dhe papërgjegjshmëria”, shprehet Vokshi, ndërsa mazhoranca deklaron se Nikolla ka një takim me homologun e saj kosovar.

 

Të fundit