Flash News

KRYESORE

INTERPOL i dorëzon autoriteteve libaneze një fletëarrest për ish shefin e Nissan-it

INTERPOL i dorëzon autoriteteve libaneze një fletëarrest për

Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) i ka dërguar autoriteteve në Liban një fletëarrest për ish-shefin e kompanisë Nissan, Carlos Ghosn, i cili u arratis disa ditë më parë nga Japonia.  Autoritetet libaneze kanë pranuar fletëarrestin për arrestimin e 65 vjeçarit. Lajmi u dha nga ministri i Drejtësisë së Libanit, Albert Serhan, që njoftoi se më 2 janar prokurori publik mori në dorëzim dokumentin.

Ndërsa autoritetet turke kanë arrestuar shtatë persona të cilët konsiderohen përgjegjës për largimin e ish-shefit të Nissan-it. Avioni i këtij të fundit ndaloi në Stamboll, e më pas shkoi në Bejrut.

Ghosn ka dorëzuar tri pasaporta, ndërsa dyshohet se ai zotëron edhe një franceze. Autoritetet franceze kanë thënë se nuk do ta ekstradojë atë nëse udhëton në këtë vend.

Ghosn ka nënshtetësi franceze, libaneze dhe braziliane. Ai u arrestua në nëntor të vitit 2018 në Tokio, ndërsa tha se ndihej i persekutuar dhe se ishte arrestuar padrejtësisht. Ai aktualisht besohet se është në Liban, vend i cili nuk ka marrëveshje për ekstradim me Japoninë. Ghosn akuzohet për korrupsion dhe për mosraportim të saktë të pagës së tij.

Të fundit