Intervista/ “Aplikacioni bëri 50% të punës”, trajneri shqiptar tregon Politiko si e fitoi Kina “betejën” me koronavirusin

Kina duket se ka “fituar betejën” me koronavirusin. Lufta tashmë i mbetet Europës. Vendi ku shpërtheu sëmundja vdekjeprurëse, arriti të reduktojë dëmet njerëzore nga koronavirusi. Por si arriti ta bënte Kina këtë? Të gjithë bashkohen në mendimin se ishin masat drastike për karantinimin e njerëzve dhe zbatimi i këtyre masave nga popullata, ajo që shmangu një përhapje në masë të koronavirusit. Këtë e dëshmon dhe një qytetar shqiptar, trajner futbolli që prej disa kohësh jeton në Kinës.

Ergys Luga, trajner i ekipeve të Akademisë së klubit të Shenzen, tregon se si ai vetë dhe qytetarët e Kinës arritën të kalojnë situatën e rrezikut, thotë për Politiko. Gjithçka i falet masave ekstreme të qeverisë dhe zbatimit me rigorozitet të tyre nga qytetarët. Por, kyç në këtë situatë ka qenë përdorimi teknologjisë, ku një aplikacion i posaçëm u tregonte qytetarëve të Kinës në kohë reale se sa afër apo larg ishin pranë një të infektuari me koronavirus. Gjithashtu, karantina e plotë e qytetarëve bëri që të reduktohej mjaftueshëm përhapja e virusit në masë te popullata.

Intervista e plotë:

Ergys, si është situata në Kinë? A u kalua rreziku?

Situata në Kinë tashmë është normalizuar, le te themi që Kina tashmë është kthyer në një vend të sigurt sipas autoriteteve Kineze. Deri në këtë moment që po flasim shkalla e rritjeve të numrit të të prekurve shënon numrin zero çka është nje ogur i mirë.

Si u përballua situata, çfarë masash pati për të parandaluar përhapjen e virusit?

Patjetër që masat që u morën në fillim ulën për punë 2 javësh numrin e të prekurve. Në dijenin time dhe në atë çka u faktua, Qeveria u ul dhe hartoi plane nga më striktet ku kufizohej dalja qoftë edhe për një temperaturë të thjeshtë, aturitetet vinin dhe bllokonin nga jasht derën hyrse të shtëpisë per 14 ditë me një tip llamarine me përmasat e deres. Masat ekstreme nuk munguan për restorantet dhe hyrjet nëpër lagje ose komunitete, nuk kishte kompromis me urdhrin e qeverisë. Çdo security ose forcë policore kishte marrë urdhrat e duhur dhe shkalla e gjobitjes ishte shums e larts për ato që shkelnin rregullin më të vogël.

Si reagoi popullsia ndaj masave që zbatoi qeveria kineze?

E citova dhe pak më lart, popullsia nuk kishte ku të kundeshtonte sepse për nga mënyra si shpërtheu ishte enigëm me shumë pikëpyetje brenda dhe për nga mënyra ende mbart pikëpytje brenda në këndvështrimin tim. Për t`u rikthyer tek pyetja, masat e gjobëvënies plus kësaj ishin tepër të larta qoftë edhe për zhvendosjen e maskës poshtë hundës gjobitesh. Masat nuk kishin kompromis, këta i trajtuan të gjithë njësoj dhe me seriozitet maksimal, dhe jo njëri i nënës dhe tjetri i babës.

Si trajtoheshin të sëmurët, a pate kontakte me persona të infektuar?

Personalisht isha prezent në një rast kur erdhi një komshi i ri në kompleksin ku unë banoj, u paraqitën 7 persona të Institutit të Higjenës të maskuar nga koka në këmbë të shoqëruar nga policia dhe pyesnin personin nga kishte udhëtuar që kishte mbërritur. Gjithashtu edhe kampionati pritet të fillojë në fund të marsit dhe të rifillojmë stërvitjen. Falë aplikacioneve të wechat (që ka 50% të meritës) të vendosura nga qeveria dhe Instituti i Higjenës Publike, mundet fare thjesht të shohim me lokacion se sa pranë kemi persona të infektuar të cilët janë në karantinë të kyçur në shtëpi ose në spital varet nga gjendja, dhe normalisht mund ta shmangim të kalojmë  falë aplikacioneve./Politiko.al/