Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Intervista e 15 marsit 2005/ Familjarët e Agim Dakës: Nuk u vetëvra, e rrahën dhe e vranë
Dyshimet e para të familjarëve të Agim Dakës, rreth 'vetëvrasjes' së tij, në zyrën e shefit të krimeve të Komisariatit nr.4 në Tiranë, sipas tyre tashmë janë vërtetuar. Vetëvrasje në kushtet e depresionit të thellë psikologjik, apo vrasje. Familjarët këmbëngulim me bindje tek e dyta. Këtë e bën të ditur për gazetën “Metropol” kushëriri i parë i Agimit, Kolë Dakaj.
Si mendoni se është e vërteta e vdekjes së Agimit?
Për ne, vdekja e tij nuk erdhi si pasojë e vetëvrasjes. Ne e patëm këtë dyshim që në fillim, por tani dyshimi ynë është faktuar. Agimin na e vranë në Komisariatin nr.4 në Tiranë. Kjo është një e vërtetë e pamohueshme, për të cilën kemi prova të sakta. Para se të bëhej ceremonia e vdekjes, ne i kemi bërë foto dhe filmim trupit të të ndjerit, në prani edhe të përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, ku duken qartë shenjat e dhunës së ushtruar ndaj tij, që, me sa duket, ka filluar që me ndalimin e tij në Vorë. Materialet ia kemi dërguar edhe Avokatit të Popullit, për t’i pasur si provë materiale në gjyqin që do të hapim ndaj shefit të atëhershëm të krimeve në Komisariatin nr.4 në Tiranë, Artan Cukut. Me sa kemi mundur të zbulojmë ne paraprakisht, Agimin na e vranë për të mos u marrë vesh kurrë se ndaj tij është ushtruar dhunë. Por, me sa duket, vrasësi i ka bërë hesapet gabim.
Duke i qëndruar versionit tuaj, pse mund ta kenë rrahur Agimin?
Edhe për këtë problem jemi mirinformuar nga dëshmitarët okularë, që u ndodhën rastësisht në momentin e ndalimit të Agimit me 25.02.2005, rreth orës 16:00, në Vorë. Policia e ka ndaluar atë duke kujtuar se kishin zënë Bujarin e arratisur nga qelitë e paraburgimit. Kjo vërtetohet edhe me faktin se e kanë ndaluar duke e thirrur me emrin e të vëllait dhe kanë filluar që ta rrahin egërsisht edhe megjithëse Agimi me dokument identifikimi në dorë thërriste se nuk ishte Bujari, por i vëllai i tij. Pas kësaj rrahjeje e kanë dërguar në Komisariatin nr.4, ku gjeti dhe vdekjen brenda në zyrën e shefit të krimeve, Artan Cuku.
Nuk mendoni aspak se Agimi është vetëvrarë si pasojë e depresionit?
Në mënyrë kategorike jo. Nuk kishte asnjë mundësi që në atë gjendje që e kishte katandisur policia e Vorës, apo ndoshta më pas edhe e komisariatit të Tiranës, t’i rrëmbente pistoletën një polici profesionist. Përveç kësaj, ai ishte në prag të marrjes së vizës greke, për të filluar një jetë të re si vetë mosha e tij, larg halleve dhe vështirësive të fundit, që i përballoi në mënyrë burrërore. Vetëvrasja ishte një gjetje e policisë për të zhdukur gjurmët.
*Gazeta Metropol, 15 mars 2005.