Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Intervista e fundit e Ervin Dalipajt: ”Akuzat e vrasjes së Gaz Çollakut janë fabrikuar nga oficerë të caktuar të policisë ”
Ervin Dalipaj i cili u ekzekutua këtë mesdite në Sukth, brenda mjetit te tij së bashku me shtetasin Xhino Dautaj në intervistën e tij të fundit për G.SH ka hedhur dritë mbi akuzat që e lidhnin atë me vrasjen e Gaz Çollakut.
Ish-polici i shpallur në kërkim për vrasjen dhe rrëmbimin në bashkëpunim të Gazmend Çollakut, tha se ishte i pafajshëm dhe se natën kur ndodhi ngjarja ka qenë në Tiranë me familjarët e tij.
Sipas Dalipajt, ai ka prova filmike që provojnë sipas tij se atë natë ka qenë me familjarët e tij. Dalipaj tha se policia e ka shoqëruar më parë për ngjarjen dhe pas 10 orësh e ka lënë të lirë për mungesë provash.
Ai tregon se u ndalua ditën e ngjarjes, pas orës 24:00 në Durrës, teksa çonte Denis Shtrazën në shtëpi. Sipas Dalipajt, provat kundër tij janë fabrikuar nga Policia e Shtetit.
Ish-polici u shpall në kërkim, pasi sipas Prokurorisë kishte prova se ishte i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Gaz Çollakut.
Prokuroria tha se ndaloi pas ngjarjes Denis Shtrazën e arrestuar dhe Ervin Dalipajn që lëviznin me një mjet, dhe aty u gjendën gjurmë gjaku që korrespondonin me viktimën.
“Kam mësuar nga mediat rrëmbimin dhe vrasjen e Çollakut. Isha në një lokal të një ish-oficerit të Policisë.
Gjatë gjithë ditës kam qenë në Tiranë me të afërmit e mi dhe me familjen. Kjo është e verifikueshme përmes telefonin tim. E vërtetoj me pamjet filmike të lokalit ku kam pirë kafe”, shprehet Dalipaj.
Sipas Dalipajt, akuzat janë fabrikuar nga oficerë të caktuar të policisë. Ish-funksionari i policisë sqaron se me Denis Shtrazën, i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen, ka marrëdhënie shoqërore.
Ervin Dalipaj konfirmon se nuk është larguar nga Shqipëria, por thotë se nuk do të dorëzohet në polici, pasi nuk ka besim.
“Shpallja ime në kërkim është tendencioze. Po kërkohem sikur jam terrorist i Parisit. Nuk dorëzohem se nuk kam besim te policia. Kam besim vetëm te Prokuroria dhe gjykata”, u shpreh Dalipaj.