Flash News

KRYESORE

Intervista e improvizuar, Gent Cakaj ‘hakmerret’ ndaj spikeres: Nuk do të donte të më kishte as afër

Intervista e improvizuar, Gent Cakaj ‘hakmerret’ ndaj spikeres: Nuk

Enki Bracaj u bë e njohur si spikerja me dekoltenë e hapur në ‘Zjarr Tv’ dhe së fundmi i është bashkuar programit ‘Çmendina’ në Tema Tv. Në këtë program ajo improvizon intervista me personazhe të njohura dhe një prej tyre ishte edhe Gent Cakaj, ministër i Jashtëm në detyrë.

Por në një intervistë për gazetën ‘Panorama’, Enkri tregon se ministri Cakaj nuk e ka pritur aspak këtë shaka te “Shërbimi Informativ Televiziv” dhe ka vendosur të ‘hakmerret’ duke e bllokuar në rrjetin social, ‘Facebook’.

“Besoj se shumica e politikanëve e kanë kuptuar që është humor dhe që nuk ka asnjë tendecë për të ulur apo për të ngritur një parti politike, por besoj se ministri i Jashtëm, Gent Cakaj (i cili më bëri bllok menjëherë sapo doli intervista) nuk do të donte të më kishte as afër dhe jo më ta intervistoja”, thotë Enki, e cila tani shfaqet në ekran me stil tërësisht ndryshe dhe më e veshur.

Të fundit