Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Intervista e Ramës me Bruno Vespën; Fatos Lubonja: Ishte propagandë e skajshme
Analisti Fatos Lubonja ka folur ashpër për gazetarin italian, Bruno Vespën, i cili intervistoi ditën e djeshme kryeministrin Edi Rama. Lubonja tha në rubrikën 'Opinion', në News 24, se Vespa njihet si gazetar që nuk i intereson e vërteta, por i shërben regjimeve, veçanërisht Silvio Berlusconi-t.
Ai e konsideroi shfaqjen e Ramës në emisionin ‘Porta a Porta’ si propagandë të skajshme dhe turpin e turpeve të Bruno Vespës.
“Bruno Vespa njihet si një gazetar i regjimit, regjimit të Berlusconit, që nuk kërkon të vërtetën. Ajo që pash dje i kalonte caqet e imagjinatës sime. Edhe gazetarët më shërbëtorë në Shqipëri kujdesen që të kenë edhe një kundërpalë, që është përfaqësues i një mendimi të pavarur. Ndërkohë që, ai kishte ftuar kryeministrin në njërin krah dhe tre personazhe ku njëri ishte një gazetar i ‘Libero’, i cili nuk dinte asgjë nga Shqipëria po bëri një pyetje koti. I dyti ishte Igli Tare, që është një futbollist që nuk ka jetuar fare në Shqipëri dhe për më tepër që njihet si person i lidhur me kryeministrin. I treti ishte një sipërmarrës i panjohur. Ngjante me një propagandë të skajshme ku mungonte publiku shqiptar. Përveç Lulzim Bashës që i kishin lënë një minutë sa për të larë fytyrën, mungonte një intervistë me qytetarët dhe me një zë të paanshëm. Edhe nëse nuk është blerë me lekë është blerë me favore, në gazetarinë italiane ishte turp i turpeve të Bruno Vespës”, tha Lubonja.
Sipas Lubonjës, fushata e Ramës në mediat italiane vjen për shkak se ndihet i kërcënuar te imazhi fals që ka krijuar në Evropë.