Flash News

KRYESORE

Intervista e Ramës në ‘Opinion’, Basha i‘a përmbledh në një video tre gënjeshtrat e mëdha

Intervista e Ramës në ‘Opinion’, Basha i‘a

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përmbledhur në një video të shkurtër tre gënjeshtra të kryeministrit Edi Rama për lidhjet me krimin në tre vitet e fundit, gjatë intervistës së tij të fundit në tv Klan.

Sipas Bashës, dy vjet më parë, Rama mohoi mbjelljen e të gjithë vendit me kanabis, ndërsa sot thotë se nuk ka mohuar asgjë.

Po ashtu, në video kujton se 3 vjet më parë mohoi se kishte futur kriminelë në Kuvend, ndërsa sot në intervistën e dhënë pak ditë më parë në emisionin ‘Opinion’, tregon se me ligjin e dekriminalizimit janë larguar 5 politikanë nga Kuvendi.

E treta e renditur në videon e Bashës është se Rama kundërshton hapur vettingun në politikë.

Të fundit