Flash News

KRYESORE

Intervista/ Egla 16 vjeçe, koncert me një kitarë

Talentet nuk sillen gjithmonë rreth zonës së Bllokut, as nuk janë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave. Ka midis tyre që jetojnë në zona të vogla, ku mundësitë janë krejtësisht të kufizuara. Shumë pranë vijës së verdhë të Tiranës, aty sa kalon kufirin, në Kamëz ka shumë të rinj të talentuar. E talentuar është edhe Egla.

Me zërin e saj ajo ka mundur të tërheqë vëmendjen mijëra të rinjve që e ndjekin në Instagram, midis tyre edhe këngëtarë të njohur. Vetëm 16 -vjeçe. Zëri i saj është kaq i bukur sa arrin të përcojë shumë emocion edhe përmes disa videove krejt amatore. Nuk ka marrë mësime nga lektorë të njohur të muzikës, sepse nuk ka bërë shkollë muzike. Këtë vit ka nisur një kurs. Në aktivitetet e shkollës apo siç ajo pëlqen ti quaj në koncertet e shkollës, ka mundur të tregojë talentin e saj i cili është evidentuar menjëherë nga bashkëmoshatarët të cilët janë kthyer në fansat e saj më të zjarrtë. Bashkë me një kitarë Egla ka çuditur një Pallat Kulture.

Vetëm pak ditë më parë ajo ka organizuar një aktivitet në ambjentet e Pallatit të Kulturës së Kamëz. Koncerti i saj i pare! Në një intervistë (impresionon) të shkurtër për Politiko.al Egla tregon se mbështetja më e madhe për të është familja. “Babi më ka blerë mikrofonin e parë”, tregon Egla.

Egla, në çfarë hapsirash këndon? Në profilin tënd në instagram duket se je ftuar edhe në organizme të mbrëmjeve letrare..

Unë këndoj në ato organizime që më ftojnë. Nuk jam e njohur ende dhe nuk kam marrë ftesa për organizime të mëdha. Shkoj me kënaqësi atje ku më ftojnë. Zakonisht jam në Qendrën Kulturore të Kamzës, veçanërisht në aktivitetet e moshatarëve të mi.

Ke bërë shkollë për kanto?

Jo nuk kam bërë shkollë. Këtë vit jam rregjistruar në një kurs.

Këngët e tua i shoqëron edhe me kitarë, kush ta ka mësuar kitarën?

Kitarën e kam mësuar në kurs. Nuk kam bërë shumë. Sepse prindërit më para më patën mësuar çiftelinë. Pastaj e pata shumë të thjesht me kitarën.

Cilat janë pritshmritë e tua për të ardhmen?

Dua të bëhem këngëtare profesioniste. Të njihem për talentin tim. Jo thjesht më pëlqen por është ëndrra ime më e madhe.

Ke menduar të angazhohesh në këto shoë-et e dedikuar talenteve të reja?

Po patjetër. Dua ta nis kështu. Njerëzit të më njohin për zërin, të më vlerësojnë për zërin dhe ta duan atë.

Të fundit