Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Intervista/ “Gold Medal of Excellence”, fotografi shqiptar që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës
Imagjinata, vëllai dhe aparati fotografik, këto janë tre elementët e zakonshëm që i bëjnë të jashtëzakonshme fotografitë e 23-vjeçarit nga Presheva, Adrian Limani. Adriani nuk është shumë i njohur në Shqipëri, e megjithatë dijeni se ai është i pari shqiptar që ka fituar çmimin “Gold Medal of Excellence”, në Linz të Austrisë. Me fokusin e përqëndruar te hëna, ai ka mundur të realizojë një set fantastik fotosh. Duke luajtur me iluzionin optik, 23-vjeçari ka sjellë foto që kanë rrëmbyer vëmendjen e yjeve hollivudian si Jessie J, Calvin Harris, P. Diddy e Tyrese Gibson. Fotot e tij janë publikuar nga Daily Mail e media të tjera prestigjoze jashtë vendit.

Fotografi duhet të sfidojë ligjet e probabilitetit apo madje të të mundshmes; në rastin ekstrem, ai duhet të sfidojë ato të interesantes: një fotografi bëhet “befasuese” kur nuk e dimë pse është bërë… Fillimisht, fotografia, për të befasuar fotografon të veçantën; po shumë shpejt, sipas një inversioni të njohur, shpall të veçantë çfarëdo që fotografon. Pastaj “gjithçka e çfarëdo” bëhet maja e vlerës së sofistikuar. Ky ishte koncepti i filozofit dhe kritikut më të madh të shekullit XX, Roland Barthes për fotografinë.

E se çfarë do të thotë sofistikim, e veçantë, befasuese, interesante në një foto e mësojmë përmes talentit të 23-vjeçarit nga Presheva. Në një rrëfim të veçantë për Politiko.al, Limani tregon dicka më shumë për fotografinë dhe lidhjen e tij me hënën.
Thonë që Limani ka një filozofi të bërit foto? Cila është filozofia jote që të bën të fitosh trofe të tillë dhe vëmendje përtej kufinjve?
Besoj se çdo fotograf ka teknikat e veta se si i bën dhe i përpunon fotografitë. Unë jam autodidact dhe çdo herë jam munduar të eksploroj dhe provoj gjëra të reja duke mësuar dhe përvetësuar kështu teknikat e mia që në njëfarë mënyrë kam arritur të bëj një stil të veçantë të fotografive që unë kam realizuar deri më tani. Mendoj se pretendimet dhe vetëbesimi janë ato çfarë e bëjnë njeriun të bëj dhe arrijë atë çfarë dëshiron. Unë çdo herë jam munduar që artin tim ta shpalos përtej kufijve dhe në njëfarë mënyrë kam arritur të kem sukses fal punës së pandalshme e mirë të përkushtuar. Sot ka miliona fotografi online dhe për të tërhequr vëmendjen nuk është edhe e lehtë prandaj duhesh të bësh diçka unike dhe origjinale në mënyrë që të karakterizohesh për atë çfarë ti ke bërë.
Ku (vendi) dhe kur (në ç’kohë) të pëlqen të fotografosh?
Më pëlqen të bëj fotografi në kohen e lindjes dhe perëndimit të diellit, sidomos ajo periudha që unë i them Golden Hour, për mendimin tim dalin fotot shumë të bukura dhe unike. Më pëlqen të fotografoj në natyrë më shumë, po ashtu edhe në ndonjë objekt brenda apo në rrugë, rrugica interesante.

Prisni gjatë për të realizuar foton e projektuar në mendje?
Sa i përket fotografisë është një fushë e gjerë dhe ka kategori të ndryshme, arti që kam realizuar më shumë i përket kategorisë FineArt/Konceptuale dhe ky zakonisht përbëhet duke kombinuar fotografitë dhe objektet e ndryshme në 1 të vetme dhe kur punoj në këto lloj foto zakonisht e kam në mendje idetë dhe vetëm dal i realizoj fotografitë pastaj i përpunoj. Mirëpo sa i përket kategorive të tjera përshembull landscape ose ndonjë perëndim të diellit është e zakonshme që duhet të presësh momentin e duhur për të kapur një çast t’bukur. Përveç fotografive konceptuale unë bëj edhe fotografi të tipit landscape, portrete, street, arkitekturë.
Loja me hënën i bën kaq të veçanta fotot tuaja?Si e krijove konceptin e lojës me hënën?
Ishte një ditë kur dola ti realizoj disa silueta të ndryshme pasi që siç thashë më pëlqen të fotografoj në perëndimin e diellit. Dhe modeli në fotot e mia zakonisht është vellai im, dhe i thoja të bënte lëvizje të ndryshme, dhe për një moment më erdhi idea ti them ta bënte lëvizjen sikurse po gjuante një top, pastaj më erdhi në mendje se këto silueta mund ti kompozoj aq bukur sa që të duken shumë reale.
Kush është sekreti i një fotoje unike?
Ideja!
Çfarë komponentësh duhen për të realizuar foton ideale?
Për të realizuar fotografitë konceptuale duhet të kesh ide dhe aftësi për ti bërë ato. Ndërsa sa i përket komponentave që e bën të bukur një fotografi për mua kryesore është drita dhe kompozicioni.
Është thjesht pasion i zbuluar me kohën apo keni studiuar për këtë?
Unë kam studjuar për shkenca kompjuterike. Fotografia është pasion që ka lindur me kohën. Kam filluar të merrem nga mosha 17 vjeçare.
Ke menduar për ndonjë ekspozitë në Shqipëri?
Po unë kam pasur një ekspozitë të vogël në Tiranë në muzeun kombëtar në eventin TedX Tirana 2013,po ashtu edhe në Zyrih të Zvicrës, planet e mia për momentin janë më të përqëndruara për të hapur ekspozita në shtetet tjera siç janë: Gjermania, Anglia, SHBA. Mirëpo definitivisht do të punoj për një ekspozitë personale në Tiranë. Do kisha patur shumë dëshirë që turin e ekspozitave ta përmbyll me qershinë mbi tortë në kryeqytetin tonë të bukur Tiranën.
Denisa Canameti
© Politiko.al













Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38