Flash News

KRYESORE

Intervista ndryshe e ministrit të Ramës: Kur zgjohem natën kontrolloj a e kam gruan në krevat, pastaj e puth

Intervista ndryshe e ministrit të Ramës: Kur zgjohem natën

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka zhvilluar një intervistë ndryshme nga ç’e kemi parë herët e shkuara në media.

I ftuar në  emisionin  “Në kurthin e Piter Pan”, Klosi u intervistua nga dy fëmijët e tij Ambla dhe Aroni. Shumica e pyetjeve, por edhe e përgjigjeve të ministrit, shkaktuan të qeshura.

Ja disa prej tyre: 

Ambla: Kur u kënaqe më shumë, kur linda unë apo kur lindi Aroni?

Klosi: Me të dy njëlloj.

Ambla: Kush është më e bukur, unë apo mami?

Klosi: Ti mi 100 herë. Se ti je si mami komplet, kështu që…

Ambla: Kur çohesh natën dhe të del gjumi çfarë bën?

Klosi: Kontrolloj a e kam mamin në krevat dhe pastaj e puth.

Aroni: Babi a do Zanën, vjehrrën tënde siç do Tanën, mamin tënd?

Klosi: Po kjo nuk është pyetje, padyshim nëna kryesore është nëna Tana, ti e di.

Aroni: Po mësimin e kë lënë ndonjëherë përgjysmë?

Klosi: Në kohën tonë Aron po të lije mësimin të thyenin notë, në sjellje nuk ishte kollaj. Megjithatë padyshim që e kam lënë ndonjëherë, e kam lënë.

Aroni: Si të bëri mami për vete ty?

Klosi: Me të thënë të vërtetën sa shumë i jam lutur Aron, po ti nuk i di të gjitha…

Të fundit