Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sekretari i Burimeve Njerëzore në PD, Bardh Kadilli në një intervistë për Politiko.al, flet për opsionet e opozitës dhe arsyet se pse ajo nuk pranon të bëhet pjesë e një procesi të shtrembëruar politik. Sipas tij, kriza zgjidhet me një marrëveshje politike duke kujtuar se edhe në vitin 2002 apo 2006 është bërë e njëjta gjë.
Politiko.al
Sa mendoni se do të zgjasë protesta?
Deri në arritjen e objektivit. Ne jemi të qartë për objektivin tonë politik, dhe kemi vendosmërinë për të qëndruar deri në arritjen e tij. Nuk është thjeshtë një objektiv i kalkuluar politikisht. Është më shumë një kërkesë që lidershipi i PD-së e ka përftuar si presion nga baza e partisë dhe e mbështetjes sonë politike. Maxhoranca nuk na la asnjë mundësi tjetër. Çdo qytetar, i majtë apo i djathtë, kur bisedohej për zgjedhjet dhe shpresën për të ndryshuar qeverisjen nëpërmjet zgjedhjeve na sfidonte me konstatimin, “ok, por këta kanë shumë lekë. Po hedhin shumë lekë”. Ky konstatim është i dhimbshëm, është falimentimi i votimit, është fundi i demokracisë. Ndaj protesta për zgjedhje të lira e të ndershme është betejë për demokracinë. PD-së i ka rënë fati historik të jetë mbrojtëse e demokracisë dhe lirive që e bëjnë atë të funksionojë.
A ka arritur PD ta shtrijë protestën përtej antarëve të saj?
Baza e protestës është opozita e drejtuar nga PD. Mjafton kjo për të kuptuar që e ka kaluar thjesht PD-në politike. Bashkë me ne në protestë janë edhe qytetarët, që kanë ndjeshmëri dhe forcën e guximit për të protestuar. Bashkë me ne në protestë janë shpallur edhe qytetarë, apo persona publikë e aktivistë, të njohur si kundërshtarë të PD-së. Bashkë me ne janë minatorët që kanë qenë përballë me PD-në kur ka qeverisur, janë studentë që protestën në Çadrën e Lirisë e kanë përvojën e parë politike. Bashkë me ne janë njerëz të medias, që lirinë dhe distancën nga forcat politike e kanë jetike dhe thelb të identitetit. Protesta u thirr dhe drejtohet nga PD, por më 18 Shkurt, dukshëm u pa se ishte e gjithkujt që kupton peshën e momentit. Është dhe e shumë aktivistëve të majtë, që më e pakta që bëjnë, edhe pse nuk shprehen hapur, edhe pse nuk shpallen në Çadrën e Lirisë nuk e sulmojnë protestën si një aksion kundërshtarësh politikë, madje presin suksesin e saj, të paktën për atë aspekt ku interesi është i përbashkët – zgjedhje të lira e të ndershme, dekriminalizim të politikës, luftë kundër narkotrafikut.
A ka kontakte me ndërkombëtarë, se duket sikur ata janë kundër bojkotit?
Ndërkombëtarëve që u referohemi, janë ata që i rendisim në radhën e miqve dhe partnerëve të Shqipërisë. Askush nga ata nuk do të donte të shihte që edhe pas 26 vjetësh ne të jemi përsëri në pikë kritike për fatet e demokracisë. Thirrja kundër bojkotit nuk është vetëm për ata që kanë lënë parlamentin dhe janë në rrugë. Njëherësh ajo është edhe një thirrje për maxhorancën të cilës opozita i del nga sistemi. Ndaj fjala “kundër bojkotit” është kundër realitetit tonë politik, jo kundër veprimit, apo gjestit politik të opozitës. Nga institucionet europiane erdhi mesazh i qartë - Nuk ka demokraci me opozitë të dobësuar dhe të përjashtuar.
PS ka kohë që ka caktuar drejtuesit e qarqeve dhe ka nisur fushatën. Ju ende s'keni vendosur asgjë. Duket se jeni shumë të vonuar?
PS kishte kohë që e kishte mbyllur fushatën, madje edhe zgjedhjet. Më shumë se të deleguarit apo drejtuesit e qarqeve, PS duket se kishte “kopsitur” skemën e blerjes së zgjedhjeve. Paratë e korrupsionit, paratë e drogës, administrate e presuar nga kërcënimi i vendit të punës, varfërimi i qëllimtë për të zhvlerësuar votën janë skema e vërtetë e PS-së në zgjedhje, jo emrat e politikanëve që do defilojnë në tapetin mavi, apo të “rilindjes” që nga poshtë është i gjelbër si paraja dhe kanabisi.
PD ka një program që e ka lancuar pjesërisht në komunikimin e saj intensive me qytetarët gjatë vjeshtës dhe në ditët e Lirisë që pas 18 shkurtit. Ky program është hartuar nga ekspertiza më e mirë, është konfirmuar nga asistenca e ekspertëve të CDU-së së zonjës Merkel, por para së gjithash buron nga nevojat dhe përgjegjshmëria për t'i dhënë përgjigje krizës ku ndodhemi. PD ka një ekip të shkëlqyer dhe po realizon një tranzicion të elitave dhe drejtuesve të saj në bashkëjetesë, në respekt të kontributeve dhe propozimeve, duke pasur si mekanizëm votën. Strukturat e partisë kanë kaluar në një proces të thellë analize dhe riorganizimi, ndaj ne jemi gati për zgjedhje në çdo kohë.
Por ajo që kërkon PS nuk janë zgjedhjet, nuk është gara elektorale politike, është farsa. PS kërkon të çertifikojë një demokraci fasadë me gjoja zgjedhje. Për këto nuk jemi gati dhe nuk do të jemi kurrë. Ndaj jemi në protestë.
Po ju akuzojnë për të njëjtin skenar si të Ramës. Ai bllokoi 3 ligjet, ju vetingun duke mbajtu peng integrimin?
Asnjë ngjashmëri. Ligjet që bllokoi Rama ishin hartuar në bashkëpunim dhe me miratimin e Ramës. Rama nuk kishte asnjë rezervë për ligjet, thjesht nuk i votonte për taktikë politike në shërbim të objektivave të veta. Vettingu dhe ligjet e reformës në drejtësi u miratuan duke e përjashtuar opozitën dhe në kundërshtim me frymën e dakordësuar dhe reflektuar në ndryshimet kushtetuese të 22 korrikut. Refuzimi ynë ka të bëjë me defektet e ligjit, që u provuan edhe nga dështimi për të gjetur kandidatura për funksionet, si dhe me qëllimin e dukshëm të Ramës për ta kapur drejtësinë duke përjashtuar opozitën.
A mund të kthehet në precedent kërkesa për qeveri teknike çdo prag zgjedhjesh? Sepse nuk është normale t'i kërkohet një kryeministri që ka ardhur me votë 'ik tani se s'dua të bëj zgjedhje me ty?'
Kërkesa për qeveri teknike ka një shkak tërësisht specifik dhe të qartë. Maxhoranca nuk ka ofruar asnjë garanci për opozitën që të hyjë në zgjedhje dhe të besojë se zgjedhjet do të jenë të paktën më të mira se ato paraardhëse. Në Shqipëri zgjedhjet janë prishur disa herë, derisa në vitin 2002 u realizua një marrëveshje politike mes palëve për të marrë bashkarisht përgjegjësitë e realizimit të zgjedhjeve. Nga kjo marrëveshje buron Komisioni për reformën zgjedhore, i cili nuk është një komision parlamentar, por është një marrëveshje politike pa të cilën nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Kjo marrëveshje prodhoi përmirësime sistematike të kodit zgjedhor duke ofruar gjithnjë e më shumë garanci për opozitat. Thelbi i marrëveshjes ka qenë se opozitat, herë ne, herë e majta, kanë kërkuar garanci për zgjedhjet dhe maxhorancat, të majta apo të djathta, jepnin ose përshtatnin këto kërkesa në formën e garancisë ligjore. Ka pasur edhe momente kur marrëveshja ka shkuar në pikë kritike. Në vitin 2006, Rama presoi për garanci, nqs ju kujtohet çështja e certifikatave, dhe çoi në shtyrjen e zgjedhjeve lokale përtej limitit kushtetues. Nga 3 dhjetori zgjedhjet u shtynë për më 17 shkurt, por gjithsesi u arrit një marrëveshje. Falë kësaj marrëveshje mes palëve ne kemi realizuar cdo dy vjet zgjedhje gjithnjë e më të mira. Të gjithë kujtojmë frazën standarde të çdo raporti të OSBE/ODHIR që zgjedhjet e radhës ishin më të mira se paraardhëset, por jo ende te standardet. I vetmi rast që kjo marrëveshje nuk ka prodhuar asnjë garanci për opozitën është periudha pas vitit 2015. Çdo kërkesë e opozitës për garanci zgjedhore u injorua, u tall dhe u la në harresë për të mos u plotësuar. Kjo sjellje e maxhorancës është vetëdenoncuese. Kjo provon qëllimin për të kapur zgjedhjet dhe për t’i shndërruar ato në farsë.
Si opozitë ne kemi qenë shumë luajal me sistemin.Nuk kemi kërkuar zgjedhje të parakohshme. Kemi denoncuar dhe kemi pritur me durim që aksionet tona të realizohen.Kemi patur sukses me dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi.Nuk mundëm të ndalojmë reformën territoriale, por përsëri e respektuam sistemin. Por sistemi bazohet tek zgjedhjet. Prova e zgjedhjeve locale të 2015 dhe e atyre në Diber një vit më parë janë të mjaftueshme për të motivuar opozitën dhe qytetarët për garanci që nuk e shnderrojnë në farsë procesin zgjedhor. Këto garanci nuk u dhanë. Tashmë mbetet vetëm një mundësi, qeveri teknike me mandat të qartë, garantim i zgjedhjeve të lira, dekriminalizim, dhe luftë kundër drogës.
Qeveria teknike me mandat te kufizuar dy ose tre muaj sa do arrije te neutralizoje ate qe ju shprehni si shqetesim parate e droges dhe impaktin e kriminleve?
Qeveria teknike ka gjithë shanset që t’i realizojë objektivat e saj, jo thjesht si një qeveri e radhës, por si një qeveri që do të burojë nga një marrëveshje politike. Nuk është çështje kabineti, është çështje misioni dhe axhende. Ne nuk kërkojmë thjesht, që në vend të një ministri të jetë një tjetër, ne kërkojmë që ata që do të jenë qeveria teknike të kenë mision të qartë: të punojnë për objektivat që tashmë njihen dhe të bazohen në marrëveshjen politike.
Flitet për shtyrje të zgjedhjeve, a është kjo kërkesë shtesë e PD?
Ne kemi dalë në protestë për zgjedhje. Ne duam zgjedhje. Që të ketë zgjedhje duhet të sigurohen palët që do të kenë garancitë që kërkojnë, duhet të sigurohen qytetarët që vota e tyre nuk do të pengohet, dhunohet apo blihet, që rezultati i votës së qytetarëve nuk do të deformohet. Standardet e caktojnë datën e zgjedhjeve, jo axhendat e maxhorancës dhe as procedurat.
Basha tha se "Xhafaj nuk do futet ne zyre pa kaluar mbi trupat tanë". Eshtë kjo thirrje për përplasje të dhunshme? Nëse e dekreton Presidenti, si mund ta pengoni ju?
Qytetarët kanë forcën e moralit. Shqiptarët nuk luftuan për demokraci që të shohin pas 26 vjetësh hetuesit e gjyqeve politike të drejtojnë vendin. Nuk mund të fyhen shqiptarët me këtë sundim politik të rilindur. Para 26 vjetësh shqiptarët nuk pyetën për pushtetin që sundonte me policinë, me hetuesinë politike dhe me dekretet e veta, por dolën në rrugë. Ne e kemi të qartë se, fatkeqësisht kjo murtajë kërkon të rilindë. Dikur përballë ishte banditizmi shtetëror, sot përballë është aleanca e shtetit me bandat. Në të dyja rastet Fatmir Xhafa është aty dhe ne jemi përballë.
Keni deklaruar mospjësmarrje në zgjedhje. A ju demton kjo ju si opozitë?
Ne do marrim pjesë në zgjedhje kur ato të jenë zgjedhje. Nuk do të marrim pjesë në farsë dhe nuk do të lejojmë të ndodhë asnjë farsë elektorale.
PS ju akuzon se protestoni nga frika e reformës në drejtësi dhe zgjedhjeve. Keni një koment?
Jemi atje për zgjedhje të lira e të ndershme. Këto do të prodhojnë institucione legjitime. Parlament legjitim, ekzekutiv legjitim dhe drejtësi legjitime. Duke e kuptuar thellësisht se çfarë ka ndodhur në Shqipëri, sot po u propozojmë shqiptarëve të ngrihemi bashkë për një republikë të re të ndarë nga e vjetra me gjithë deformimet që dëshmoi në çdo aspekt. Ne kemi dalë të ndërtojmë një marrëvshje të re politike mes shqiptarëve, për një demokraci të re të trupëzuar në një republikë të re, me institucione që t'i zgjedhim lirisht, pasi t’i kemi ridizenjuar bashkarisht.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38