Flash News

KRYESORE

Intervistoi ‘bashkëpunëtorin x’, Prokuroria merr në pyetje gazetarin

Intervistoi ‘bashkëpunëtorin x’, Prokuroria merr në

Ditën e sotme, Prokuroria ka marrë në pyetje Albert Veliun i cili është personi që një ditë më parë deklaroi se ka biseduar me Agron Xhafajn për trafikun e drogës dhe se biseda e publikuar në audio përgjimin e shpërndarë nga Partia Demokratike, është e vërtetë. Prokuroria ka marrë kampion zëri të Veliut për ti krahasuar më pas me zërin e audio përgjimit.

Mësohet gjithashtu, se prokuroria ka marrë në pyetje edhe gazetarin i cili realizoi intervistën me Albert Veliun, intervistë e cila u publikua nga Partia Demokratike një ditë më parë. Mësohet se gazetari që ka realizuar këtë intervistë është Jetmir Olldashi.

Të fundit