Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Intervistoi Edi Ramën, flet gazetari italian: Mësuam cili ishte qëndrimi i tij për situatën politike
Gazetari Bruno Vespa, i cili intervistoi kryeministrin Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha ka dhënë një intervistë ekskluzive për Ora News.
Ai u shpreh për gazetaren e emisionit "Tempora" Sonila Meço, se shpresonte në zgjidhje të krizës politike në Shqipëri.
“Ne sapo përfunduam regjistrimin e kësaj interviste me zotin Rama dhe mësuam se cili është qëndrimi i tij në lidhje me këtë situatë në Shqipëri. Janë dhe situata mjaft interesante edhe për Shqipërinë.
Sipas traditës "Porta a Porta" kemi dëgjuar edhe zotin Basha, liderin e opozitës, që ka qëndrime kritike ndaj qeverisë. Shpresojmë që të ketë një diversitet dhe Shqipëria të ribashkohet sërish dhe të evitojë këtë kontrast politik”, tha gazetari Bruno Vespa.
Intervista e Ramës do të transmetohet sonte në orën 23:05, ku do të flasë për situatën politike në vend.