Flash News

KRYESORE

Intrigat e Ronela Hajatit që i dhanë fund miqësisë me Samantën

Intrigat e Ronela Hajatit që i dhanë fund miqësisë me

Dikur ishin shoqe të ngushta por Samanta Karavella dhe Ronela Hajati prej disa kohësh nuk flasin më. Dhe shpjegimin për këtë, Samanta e ka dhënë në emisionin “Pop Culture” duke nënkuptuar se Ronela ka bërë intriga dhe këto lloj miqësish Samantës nuk i pëlqejnë.

“Me kolegët kam marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme. Lidhur me lajmet e publikuara për armiqësinë time me këngëtaren Ronela Hajati, dua të them vetëm se unë vendosa të nis një kapitull të ri në jetën time. Nuk më pëlqejnë intrigat. Unë ose të dua ose për mua nuk egziston. Më pëlqejnë miqësitë e pastra”, ka thënë këngëtarja.

Të fundit