Flash News

KRYESORE

Inva Mula çel sezonin artistik, rikthen në skenë "Peshkatarët e Perlave"

Inva Mula çel sezonin artistik, rikthen në skenë

Inva Mula do të çelë sezonin artistikë të  Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit , duke rikthyer në skenë “Peshkatarët e Perlave”.

Me libret të Michel Carre dhe Eugene Cormon, dirigjent Zherar Akokanë, në këtë opera interpretojnë artistë të njohur të skenës shqiptare si baritoni Armando Likaj, sopranoja Ramona Tullumani, etj. Sopranoja Mula do të luajë rolin e Lejlës, përveç regjisё.

 Në këtë vepër do të ndërthuret opera, baleti dhe kori. Opera rrёfen historinë e dy zotёrinjve, miqësia e përjetshme e të cilëve kërcënohet nga një grua. Njё ngjarje qё rivjen  prej kohëve tё lashta në ishullin e Ceilon.

“Peshkatarët e Perlave” përshkohet prej njё konflikti midis dashurisë laike dhe betimit të shenjtë tё gruas si një priftëreshë. Kur u dha premiera e saj, kompozitori i operës “Peshkatarët e Perlave” Bize ishte vetëm 25-vjeç.

Opera “Peshkatarët e Perlave” do të ngjitet në skenë në datat 22, 24 dhe 25 Shtator 2017, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ndërsa bileta kushton 1000 lekë.

Të fundit