Flash News

KRYESORE

Inva Mula flet për lidhjen e të birit: Janë dy të rinj që duan të qëndrojnë bashkë

Inva Mula flet për lidhjen e të birit: Janë dy të rinj

Sopranoja e njohur Inva Mula, e cila do të vërë në skenë shfaqjen “Peshkatarët e Perlave” në datat 22, 23, dhe 24 shtator në Pallatin e Kongreseve, fletë se si e priti lidhjen e djalit të saj dhe se si i ka marrëdhëniet me të dashurën e tij. Ajo shprehet se e shikon si një dëshirë e dy të rinjve për të qëndruar bashkë dhe se kjo ndoshta mund të jetë dhe kalimtare.

Për marrëdhënien me të dashurën e Anthonit, Marinë ajo shprehet se është një vajzë shumë e bukur dhe vajzat si ajo piketohen në Francë për t’i afruar në rrugën e modës.

“Mari është një vajzë shumë shumë e bukur. Në Francë vajzat si ajo i piketojnë menjëherë për t’i afruar në rrugën e modës. Por ajo është shumë e re dhe e ka të vështirë të përballojë presion që ka modelingu. I kam sugjeruar që ta shikojë si variant, pasi është fiks në moshën e duhur për ta shijuar shumë. Më pëlqen që Anthony ma ka prezantuar, pavarësisht se mund të jetë diçka rinore e ndoshta kalimtare. Është më mirë që ai vjen me të në shtëpi dhe unë e di se çfarë bën djali im”

 Kurse për rrymën muzikore të ndjekur nga i biri, shprehet se nuk e priste këtë zgjedhje nga ana e tij.  

“S’e kam pritur kurrë. Kam rritur një fëmijë të butë dhe kam pritur që të veshë këmishë. Por siç duket kalimi nga ndikimi i muzikës klasike në atë elektronike, ka bërë që ai të ndryshojë edhe në këtë pjesë”,- tha artistja.

Të fundit