Flash News

KRYESORE

Inva Mula përfshihet në debatin për teatrin: Gjendja është e turpshme, pyesni artistët çfarë heqin

Inva Mula përfshihet në debatin për teatrin: Gjendja

Sopranoja shqiptare, Inva Mula është përfshirë në debatin për Teatrin Kombëtar duke e konsideruar gjendjen në Tiranë si të turpshme. Mula theksoi se artistët sëmuren gjatë provave dhe se askush nuk i pyet kur hartohen ligjet.

“I mirë, por jo në nivelin që duhej të kishte, po them teatër kukullash i vetëm teatër që ka ngelur. Nuk ka teatër në Shqipëri. Keni shkuar në Akademi? Nuk ulesh dot është e rrjepur, është e turpshme në Shqipëri në vitin 2018 të jetohet me këto kushte për një artist, por edhe për një spektator që të shijojë një spektakël. Pse duhet ta bëjmë ne koncertin në Pallatin e Kongreseve? Ai është për mbledhje. Pyetini Vikenën çfarë ka hequr. Ka dalë me bronkopneumoni, është ftohur. Kemi artistë shqiptarë që performojnë në botë dhe Shqipëria të mos ketë teatro? Nuk e njoh ligjin dhe s’ma ka varur njeri. Gjërat duhet të dalin të vërteta”, u shpreh Inva Mula.

Ditët e fundit, aktorët kanë filluar të ngrenë zërin nisur nga vendimi i Ministrisë së Kulturës për t’i zhvendosur në një qendër multifunksionale në Tiranë. Pas reagimit, ministria u detyrua të tërhiqej, ndërkohë që aktorët kanë ngritur tashmë shqetësimin për ligjin e ri për kulturën dhe planin e vjetër të kryeministrit Edi Rama për të ndërtuar kullë shumëkatëshe në vendin ku sot ndodhet Teatri Kombëtar. 

Të fundit