Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Inva Mula: Pse e zgjodha “Peshkatarët e perlave”? Nuk pretendoj që po bëhem regjisore, por...
Sopranoja shqiptare me famë botërore po sjell në skenë edhe si regjisore operën “Peshkatarët e Perlave”, e cila do të startojë nesër në Pallatin e Kongreseve për shkak se TKOB është nën rikonstruksion. Në një bisedë me Eni Vasilin në emisionin “Studio e Hapur” në News24, Inva tregon si i lindi ideja për të ngjitur në skenë këtë vepër që risjell edhe nënën e saj Nina Mula, që e ka interpretuar në vitin 1964. Sopranoja flet për vështirësitë që ka hasur sidomos me akustikën në Pallatin e Kongreseve.
Meqenëse jemi pak përpara shfaqjes së parë, jeni e emocionuar?
Në fakt dhe tani në këto momente. Sigurisht, emocioni është diçka që është brenda nesh dhe është pjesë e punës nga fillimi deri në fund por momenti i daljes në skenë është përgjegjësi e madhe. Emocioni i përzierë me një përgjegjësi shumë të madhe.
I shtohet kjo fakt që jeni regjisore jo vetëm protagoniste pasi ju do të këndoni ditën e diel. Është një emocion më shumë po ta dish që gjithë shfaqja është në duart e tua?
Absolutisht. Nëse unë kam përgjegjësinë kur jam interpretuese për rolin që kam, sigurisht kënaqësi e madhe është kur gjithë stafi është në formë dhe shfaqja është e bukur, por në këtë rast përgjegjësia bie mbi mua në çdo gjë, të mirë apo të keqe dhe janë edhe këto disa elementë që unë nuk i kam provuar. Janë disa gjëra që po ndodhin në jetën time dhe një përgjegjësi artistike shumë e madhe jo vetëm për veten, por për gjithçka, edhe për një lule që është diku e varur.
Si e morët këtë vendim? Ka qenë në qëllimet tuaja të jeni edhe regjisore e shfaqjeve?
Jo, jo absolutisht jo. Unë kam pasur bashkëpunimin e parë me TOB për të vënë në skenë operën “Pagliaçi”, por në atë moment më erdhi si ide dhe ishte pothuajse një pasazh në karrierën time që ta këndoja veprën dhe ta vija në skenë dhe mendoja që do ndalesha aty.
Ajo ishte një sukses.
Ishte një sukses. Ishte një vepër shumë e bukur. Madje unë nuk e trajtova edhe veprën si një shfaqje që e kisha parë diku por e trajtova në një temë të Tiranës dhe mendoja që do ndalesha atje. E kisha krijuar atë domosdoshmërinë që të dilja të interpretoja dhe ta vija në skenë dhe do ndalesha. Me kalimin e kohës mendova që më thirri një zë i brendshëm që më tha ‘dale ndoshta duhet ta vazhdosh një gjë të tillë’. Gjithmonë kam menduar, në çdo teatër që kam qenë, kur shikoja një spektakël, mendoja unë si do ta kisha bërë, jo që do ta kisha bërë më mirë por do ta kisha bërë me shijen dhe me guston time. Kam pasur fatin që të punoj me regjisorë shumë të mëdhenj në teatrot më të mëdhenj të botës, me kolegë të shkëlqyer, me skenografë të shkëlqyer, me kostumierë të shkëlqyer dhe gjithnjë kam qenë e interesuar si punohet me ndriçimin, e kam parë spektaklin përtej interpretimit tim në skenë. Ndoshta ky kuriozitet dhe ky pasion për të parë spektaklin në të gjitha etapat e krijimit më bëri që kjo domosdoshmëri të vijë brenda meje dhe të ketë kërkesën për ta vënë në skenë dhe ju doni pse i kam bërë këto prova dhe po i bëj në teatrin tonë? Po ka më mirë se t’i bëj këto hapa të miat si regjisore në një teatër ku dhe unë kam hedhur hapat e parë, ku kam bërë interpretimet e mia të para dhe ky teatër më vlerëson dhe më mbështet se më do, këta njerëz më duan, më respektojnë, më japin besimin. Nuk pretendoj që po bëhem regjisore por pretendimi im i vetëm është që me dëshirën që kemi, me pasionin, devotshmërinë, disiplinën, dashurinë që kemi për artin të arrijmë të bëjmë që spektatori të shikojë, të ndiejë, të dëgjojë muzikën e bizesë ashtu siç e dëshiron.
Sigurisht që publiku ju do, kushdo ju mbështet, por ndoshta është logjistika në Shqipëri nuk funksionon, siç është dhe rasti që TKOB është në rikonstruksion dhe kjo është një sallë jo e bërë për opera, etj, etj. Çfarë vështirësish keni pasur nga kjo pikëpamje, qoftë edhe njerëz skeptikë apo situata skeptike keni pasur?
Do dëshiroja që ne të luanim në një teatër të vërtetë, teatër i cili në radhë të parë na mundëson akustikisht dëgjimin e zërit ashtu siç e kërkojnë në çdo teatër të botës. Të gjithë artistët kur hyjnë në një teatër, gjëja e parë bëjnë një provë akustike, ose lëshojnë një zë, një tingull për të parë si funksionon akustika e teatrit. Se ka teatër me akustikë të ndryshme, të mirë, të keqe, të mesme por është vërtetë interesant të shikosh se megjithëse njerëzit përpiqen të krijojnë një teatër me akustikë, nuk është se e qëllojnë, në të gjithë botën, me një financim shumë të rëndësishëm në drejtimin e akustikës. Ndërsa ne pikërisht e dinim që nuk do ta kishim një gjë të tillë sepse Pallati i Kongreseve nuk na i mundëson një gjë të tillë, nuk mund ta pretendojmë, atëherë me anë të teknikës, por vërtetë në mënyrë shumë natyrale do përpiqemi që kjo akustikë të jetë sa më afër zërit të vërtetë, pa kamuflim dhe pa teknologjitë që e mundësojnë një zë operistik të tingëllojë në një sallë që nuk është e bërë për këtë gjë.
Keni ndonjë pakënaqësi ndaj bashkëpunimit ose dikujt? Lexova në media që Inva ishte vendosur në fund të tavolinës në konferencën e shtypit etj, etj. Çfarë janë këto për ju, abuzime gazetarësh, spekulime apo edhe ndonjë pakënaqësi të vogël?
Jo pakënaqësi absolutisht që nuk kam. Kam pasur vetëm sadisfaksion nga të gjithë artistët, nga teknika, nga të gjithë. Spektakli ka shumë elementë për t’u bërë dhe unë mendoj që ne asnjëherë për artistët që janë në skenë ata kanë shumë mundësi që të japin, që gjatë gjithë spektaklit të kenë mundësi të depërtojnë tek publiku në mënyrën e tyre. Por, ne harrojmë që mbrapa skenës janë pikërisht njerëzit që punojnë që ne të arrijmë ta realizojmë këtë skenë. Unë jam shumë e lumtur se në të gjithë këto etapa të punës sime kam pasur një dialog kaq të bukur, kaq miqësor dhe profesional me çdokënd.
Po thoni që e zgjodhët vetë të uleshit në fund të tavolinës?
Absolutisht që ishte zgjedhja ime dhe nuk më pëlqejnë këto kryetavolinat, nuk më pëlqejnë. Unë u ula me artistët. Pse ata janë më pak të rëndësishëm tek cepi, nuk e di pse mesi duhet të jetë më i rëndësishëm.
Flasim edhe pak për “Peshkatarin e perlave”…Ju riktheheni, e riinterpretoni pasi e keni bërë ju në ’90, mamaja juaj në ’64. Tashmë jeni ju dhe Nina në skenë, duket sikur është një traditë familjare kjo vepër, është e vërtetë?
Jo, s’ma merr mendja. Sikur çdo vepër të merrja Traviatën, Rigoleton etj, do kishte gjithmonë pika takimi me familjen time, me prindërit e mi. Sigurisht që është shumë bukur që në të njëjtin rol të jetë edhe fotografia ime edhe fotografia e nënës sime. Besoj se kam shumë fat që e kam një gjë të tillë, se nuk besoj se i bie çdo artisti ta ketë edhe nënën që të ketë interpretuar të njëjtat role.
“Peshkatarët e Perlave” erdhi si një domosdoshmëri, se mendoja që të arrish të realizosh një vepër që lë mundësi imagjinimi të jashtëzakonshëm me koloritin, me ngjyrat, me muzikën e jashtëzakonshme të Bizesë por edhe me një vizion, i cili nuk mund ta japë një vepër tjetër që flet për një jetë tjetër. Këtu kemi mundësi që fantazia jonë të shkojë shumë larg edhe të sjellim me një poezi të ditëve tona por gjithmonë që nuk është ngjarje që nuk ndodh në ditët tona. Kjo i jep një shkëputje kohore që e bën spektaklin më të rëndësishëm.
Duke interpretuar një rol që e ka interpretuar edhe nëna juaj, ju bën të jeni në një lloj kontakti shpirtëror me të më shumë, keni kënduar ariet e saj, keni bërë edhe koncerte këtu dedikuar asaj. Duket sikur keni pasur një lidhje speciale me të, a është e vërtetë?
Po, nëna ime ka qenë edhe pedagogia ime e kantos dhe është vërtetë shumë bukur. Mendoj që është pranë meje dhe do doja të më shikonte edhe në këtë kasketë të re që unë mbaj, por e di që është pranë meje, e di që më mbron, e di që energjia e saj më ndjek kudo.
Është një mënyrë komunikimi…
Po, sigurisht, mënyra më e mirë e komunikimit është kjo mënyrë shpirtërore. Zëri vjen nga brenda, zëri depërton por zëri është energji dhe mendoj se energjitë tona takohen.
Megjithatë ju shohim më prezentë në Tiranë? Këtë mund ta pohojmë, keni një restorant, e keni hapur me mikeshat tuaja, duket sikur ka një prezencë më të madhe të Invës në Tiranë. Keni vendosur të jetoni përfundimisht në Tiranë, apo një kohë më të madhe në Tiranë? Ia bëra këtë pyetje Kadaresë javën e kaluar dhe ai tha unë do të jem midis Parisit dhe Tiranës dhe nuk e ndryshoj këtë gjë. Për ju si është ky raport?
Është një raport që vërtetë ka ndryshuar vitin e fundit pasi ne jemi vendosur në Tiranë por nuk ka qenë një vendosje që ‘tani nga kjo kohë do jetojmë këtu’. Duke qenë se vajza duhet të kishte patjetër një shkollë, kopsht ajo është 5-vjeçare ishte e pamundur ta përballonte. Udhëtimet tona ishin shumë të gjata, udhëtimet e mia ishin shumë të lodhshme dhe duke qenë se nga Parisi ne kemi jetuar në Dubai për mua ishte e pamundur që të shkoja në të gjitha kontratat për arsye se rruga ishte shumë e gjatë dhe nuk arrija dot që të rrija me vajzën, atëherë mendova që duke qenë se vajzës i pëlqeu…aty filloi gjithçka.
Ajo shkoi në një kopsht ku ndihej jashtëzakonisht mirë. Vazhdoi të njëjtin program të anglishtes siç e kishte në Dubai dhe na u duk që ishte shumë e lumtur. Ajo ishte shkëndija që na bëri po se, derisa vajza ndihet mirë dhe unë gjithë udhëtimet e mia i bëj në mënyrën më komode nga Tirana. Kështu që për momentin jemi këtu.
Jeni vendosur në Tiranë?
Po. Se çfarë do bëhet vitin e ardhshëm…
Çfarë konsideroni ju arritjen më të madhe të karrierës suaj?
E vështirë kjo pyetje sepse të them se kam arritur akoma do gënjej. Nëse një artiste lirike arrin të këndoja në Scala të Milanos me artistët më të mëdhenj, apo në Arenën e Veronës apo në Metropolitan apo në Operën e Vjenës apo në Operën e Parisit, mendoj që s’mund të pretendoj që nuk i kam bërë këto gjëra. Si arritje, nëse tani duhet të them një përgjigje të shpejtë do ishte që nga interpretimi në 90-ën me “Peshkatarët e Perlave” unë nuk kisha akoma pasaportë si çdo shqiptar dhe tani kthehemi pas 27 viteve, janë shumë, megjithatë janë pak për një hap kaq të madh dhe për të parë gjithë artistët e rinj që kanë mundësi jo vetëm për pasaportë por të kenë informacionin e duhur se çfarë bëhet në atë botë që për mua ishte shumë e vështirë 26 vite më parë. Kur kam shkuar për herë të parë në Paris, ka qenë ditë dimri dhe jam gjendur shumë keq, isha shumë e vetmuar. Nuk kisha ku të jetoja, nuk njihja gjuhën, nuk njihja mentalitetin, nuk njihja çfarë bëhej dhe sigurisht nuk kisha fare të ardhura. Familja nuk kishte asgjë në atë kohë çfarë mund të më jepte, kështu që ishte moment shumë i vështirë dhe mendoj një artiste që del në këto kushte dhe sot arrin që po ta kthejë kokën mbrapa të gjitha teatrot e botës janë përshkruar, kjo është arritja e një artisti i cili besoj nuk vinte nga një familje që i kishte të gjitha kushte, pavarësisht se familja mi kishte krijuar kushtet, nuk përputheshin me ato që unë gjeta në Paris.
Ju përmendni emrat e teatrove të ndryshme në botë, cilat kanë qenë duartrokitjet më të veçanta që keni marrë ose që kujtoni?
Duartrokitjet më të veçanta, që më kanë emocionuar në fakt janë në Arenën e Veronës. Unë kam interpretuar shumë role por ishte hera e parë që u konfrontova me një publik që ishin 16 mijë veta, një traditë e jashtëzakonshme në artin lirik. Unë pata fatin që të këndoj Xhildën në operën “Rigoleto” me baritonin e madh Leo Luçi dhe në mbarimin e aktit të dytë pasi kishte duartrokitje kaq të fuqishme nga të gjitha anët, u ripërsërit pjesa e fundit, gjë që është shumë e rrallë, sidomos në Arenën e Veronës dhe mendoj që ato kanë qenë duartrokitjet që akoma kur i mendoj sot ose kur i shikoj, mendoj që ajo vajza atje nuk jam unë, se s’ka mundësi.
Sa emocionon realisht një premierë, si mund ta tregoni sot pasi keni kaq vite karrierë në shpatulla? Emocionoheni gjithmonë njësoj, është diçka që përmirësohet me kalimin e kohës?
Jo, më duket se nuk përmirësohet. Mendoj që me eksperiencë mund të përmirësohet por kam përshtypjen që ato minutat e para, para shfaqjes, të paktën për mua personalisht është një blackout, ti thua si ka mundësi të përballem përpara publikut, të jem e vetme në skenë dhe ta përballoj një gjë të tillë. Dhe atje është një kimi në trupin tënd, diçka ndodh në tru, është diçka që ti nuk e kupton, veç gjendesh në skenë dhe të dalin krahë që ta përballosh një gjë të tillë. Është një moment i vështirë që ndan gjithçka.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38