Flash News

KRYESORE

Inva Mula rikthehet pas 27 vitesh në operën “Peshkatarët e Perlave”

Inva Mula rikthehet pas 27 vitesh në operën “Peshkatarët e

Opera “Peshkatarët e Perlave” e kompozitorit Georges Bizet, me regjisore dhe protagonistesoparanon me famë botërore Inva Mula, do të shfaqet premierë në 22 shtator në skenën e Pallatit të Kongreseve.

Në këtë premierë, që do të çelë sezonin e ri artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, interpretojnë emra të njohur të skenës operistike shqiptare, por dhe të huaj. Me libret të MichelCarre dhe Eugene Cormon, dirigjent Zherar Akokanë, në këtë opera interpretojnë artistë të njohur të skenës shqiptare si baritoni Armando Likaj, sopranoja Ramona Tullumani, etj, ndërsa sopranoja Mula përveç regjisë do të luaj rolin e Lejlës.

Opera “Peshkatarët e Perlave” në vitin 1990 u vu në skenë nga regjisori Nikolin Gurakuqi, rolin e Lejlës e interpretoi Inva Mula. Më pas ky produksion u vu dhe disa herë të tjera në opera. Për herë të parë kjo  opera u ngjit në skenën e TKOBAP në mars të vitit 1964.

 

 

 

 

 

Të fundit