Flash News

KRYESORE

Investigimi/ Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit i jep krushkut të saj 11.200 metra tokë

Investigimi/ Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit i jep krushkut të

Një qytetar ka denoncuar kryetaren e bashkisë së Rosokovecit, Majlinda Bufi pasi sipas tij, kryebashkiakja i ka dhënë 11.200 metra tokë krushkut të saj në kundërshtim me ligjin.

Denoncimi është bërë në televizionin Channel One në rubrikën ‘Dosja Investigative’ e cila nisi hetimin e çështjes.

Sipas televizionit që është marrë me këtë investigim, në Roskovec në zyrën e Bashkisë u tha që kryetarja Majlinda Bufi nuk ndodhej në Shqipëri e për këtë arsye përgjigje do të jepte zv. Kryetari.

Pyetjes se si ishte e mundur dhe me çfarë dokumentesh ka përfituar këtë tokë krushku i kryetares së Bashkisë, zv.kryetari u përgjigj duke thënë që ky projekt vendim nuk është futur fare në mbledhje të këshillit.

Por dokumenti i zbuluar nga gazetarët i rendit të ditës së mbledhjes së Këshillit Bashkiak e hedh poshtë këtë pretendim.

Më pas gazetarët u takuan me ish kryetarin e komisionit të ndarjes së tokës bujqësore në fshat, i cili në kamera të fshehtë pranoi skandalin.

Krushku i kryetares së bashkisë nuk ka qenë banor i zonës dhe tokën e ka përfituar në kundërshtim me ligjin.

Megjithatë gazetarët u drejtuan për ta sqaruar përfundimisht këtë çështje pranë Këshillit të Qarkut Fier.

Aty ku ndodhen të gjithë emrat e përfituesve të tokavë nga viti 1991 e këtej. Emri i z. Vasil Jani Pipa, krushk me kryetaren e Bashkisë nuk ishte fare në listë. Pra nuk ka qenë banor i zonës dhe si i tillë nuk përfitonte as një metër tokë.

Dosja Investigative në Channel One thotë se do të vazhdojë hetimin e thelluar të kësaj çështjeje dhe në puntatën e radhës do sjellë të tjera dëshmi të abuzimeve të kryetares së Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi me këtë çështje.

 

Të fundit