Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Investigimi në Holandë për Laton: Tregtonte armë dhe diamante. Person, jo serioz
Mediat holandeze i kanë kushtuar hapesire lajmit te ekzekutimit misterioz të shqiptarit Festim Lato të shtunën në orët e vona të mbrëmjes. Gazeta e dytë më e madhe në këtë shtet, Algemeen Dagblad (AD), qe ka investiguar mbi kete ceshtje, citon një burim të mirë informuar, pa i përmendur emrin, që deklaron se Lato merrej me tregti armësh, madje edhe diamanti.
“Unë mendoj se Lato është vrarë nga ndonjë grup kriminal. Prej kohësh, ai kishte filluar të tregtonte çdo gjë që i ishte ofruar, e ligjshme dhe e paligjshme; armë dhe diamantë. Burimi, që për shkak të sigurisë së jetës nuk dështon të tregojë emrin, përshkruan edhe karakterin e 43-vjeçarit shqiptar.
“Ishte ishte person jo serioz, që nuk e vlerësonte siç duhej situatën”, shton burimi.
Policia vendase nuk e ka të qartë se kur mund të jetë vrarë Lato, pasi ai kishte një javë që kishte humbur kontaktet me familjen e tij, ndërkohë që u njoftua nga një qytetar të shtunën pasdite.
I njëjti burim, shton se profili i ADN-së e viktimës së gjetur pranë një kanali është e njëjtë me atë të Latos. Policia, sipas tij, e kishte të lehtë ta identifikonte sepse gjatë viteve të fundit, Lato ishte shoqëruar disa herë në polici, ku kishte lënë edhe ADN-në e tij.