Flash News

KRYESORE

Investigimi/ Vaj ulliri në treg jashtë normave; AKU “zvarrit” interpretimin e analizave

Investigimi/ Vaj ulliri në treg jashtë normave; AKU

Fiks Fare edhe këtë sezon vijoi me investigimet mbi sigurinë ushqimore. Këtë radhë në fokus ishte vaji i lulediellit dhe ai i ullirit. Gazetarët e Fiks Fare blenë mostra të këtyre vajrave në markete të ndryshme të Tiranës dhe i dërguan për analiza pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore.

Pas analizave për njërin prej treguesvë të cilësisë, indeksit të refraksionit, rezultoi se brenda segmentit vaj ulliri ishin vetem 12 nga 23 mostra. Pra rreth 50 përqind e mostrave që shiten për vaj ulliri natyral, të virgjër apo ekstra të virgjër, nuk ishin vaj ulliri. Ndërsa 9 mostrat e vajit të lulediellit rezultuan brenda segementit të vajit të lulediellit.

Indeksi i refraksionit është një analizë e thjeshtë që kryhet më ndihmën e refraktometrit. Ky tregues i cilësisë së produktit është normë e miratuar nga shteti shqiptar që në vitin 1987. Vaji i ullirit natyral, i virgjër, ekstra i virgjër, duhet të rezultoj brenda segmentit 1,4677-1.4705, ndërsa vaji i lulediellit brenda segmentit 1.471-1.476. Këto norma janë lënë në fuqi edhe me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr 475 të vitit 2013.

Me këto standarde punon edhe Bashkimi Europian (CODEX STAN 33-1981).

Të fundit