Flash News

KRYESORE

Investimet e huaja në energji ranë me 47% në tremujorin e tretë

Investimet e huaja në energji ranë me 47% në tremujorin e

Investimet e huaja arritën vlerën e 266 milionë eurove në tremujorin e tretë të vitit, duke rënë me 9.2% në raport me të njëjtën periudhë të 2017-s. Banka e Shqipërisë bën të ditur se efektin kryesor në këtë rënie e ka dhënë pikërisht energjia, sektori që vitet e fundit ka udhëhequr rritjen e investimeve të huaja.

Investimet në energji zbritën në 101 milionë euro për periudhën korrik-shtator, nga 194 milionë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke rënë me 47%.

Rënia e investimeve në energji është kompensuar nga rritja e tyre në dy sektorë, atë të industrisë nxjerrëse, me 41%, duke arritur në 55 milionë euro, si rrjedhojë e shtimit të aktivitetit nga Bankers petroleum, që shfrytëzon me koncesion fushën më të madhe naftëmbajtëse në Europë, atë të Patos Marinzës. Sektori i dytë, që ka parë zgjerim të lartë, është ai I aktiviteteve të pasurive të paluajtshme, me 138%, në 31 milionë euro.

Të fundit